Sofia Richie dhe i fejuari i saj, Elliot Grainge dukeshin në renë nëntë teksa ndanë një puthje gjatë qëndrimit të tyre në Antibes të Francës të martën (19 korrik).

Modelja, 23 vjeçe, dukej sensacionale për atë ditë, teksa shfaqi figurën e saj me bikini ngjyrë portokalli dhe të kaltër.


Sofia, e cila është vajza e këngëtarit, Lionel Richie, tregoi linjat e tonifikuara teksa merrte diell gjatë pushimeve të çiftit.

60478507 11031053 image a 34 1658303195677

Ylli i la flokët e saj bionde të lëshoheshin poshtë shpatullave, ndërsa kishte veshur edhe një palë syze dielli dhe një byzylyk floriri.

Sofia dhe Elliot u panë duke u puthur teksa shkonin për një zhytje në pishinën e jashtme të hotelit luksoz.

60478505 11031053 image a 35 1658303198364

Hotel ‘du Cap-Eden-Roc’ ka qenë prej kohësh një strehë e famshme, me persona si Paris Hilton, Kate Moss, Elizabeth Taylor dhe John Lennon të gjithë që kanë pushuar gjatë viteve.

Sofia njoftoi fejesën e saj me Elliot, djalin e kryetarit dhe CEO të “Universal Music Group Lucian Grainge”, në fund të prillit në Instagram.

60478509 11031053 Looking good Sofia who is the daughter of singer Lionel Richie d a 73 1658310185540

Ajo ka postuar një foto të Elliot duke i propozuar martesë në perëndim të diellit e rrethuar me qirinj.

“Përgjithmonë nuk mjafton”, shkroi ajo me mbishkrimin e saj në Instagram, ku përfshihej një foto romantike e saj dhe Elliot duke u puthur.

60489967 11031053 image a 8 1658324128611

Elliot i është bashkuar biznesit familjar dhe ka hyrë vetë në industrinë e muzikës, duke themeluar një label të quajtur “10K Projects”.

Ai i dhuroi Sofjes një unazë diamanti të prerë në smerald, të cilën ekspertë të ndryshëm të cituar nga Page Six e kanë vlerësuar të jetë diku nga katër deri në tetë karat.

60489973 11031053 image a 6 1658324105265

Sofia dhe bashkëshorti i saj i ardhshëm me sa duket kanë qenë së bashku për më shumë se një vit, pasi fillimisht kanë nisur thashethemet për lidhje në fillim të vitit 2021.

Modelja ishte në një lidhje të mëparshme me yllin e Keeping Up Ëith The Kardashian, Scott Disick, 39 vjeç, e cila përfundoi në vitin 2020. /Telegrafi/

56844763 11031053 Sparkler Sofia shared images from her romantic marriage proposal a 37 1658303494675