LAJMI I FUNDIT:

Sofër Bajrami për refugjatët në Tabanoc

Sofër Bajrami për refugjatët në Tabanoc

Një sofër e bajramit e shtruar për refugjatët që po qëndrojnë në Tabanoc, ka vendosur ta shtrojë Organizata Humanitare “Merhamet”.

Përfaqësuesi nga organizata Merhamet, Kujtim Ismaili, tha se ata do të vazhdojnë aktivitetet e tyre duke shpresuar se si risi për refugjatët ta sjellin shumë shpejt largimin nga rrethojat të paktën një herë në javë.

“Në bashkëpunim me disa shoqata që janë këtu, si Legis, Save the Children, Lastrada dhe kryqi i kuq i Maqedonisë. Patjeter që do të jemi në ndihmë të refugjatëve . Kryesisht ata kanë nevojë për ushqim, veshmbathje dhe jemi në përpjekje që ti nxjerrim nga këtu së paku një herë në javë tua bëjmë një shetitje nëpër qytetet e Maqedonisë”, tha Kujtim Ismaili nga organizata “Merhamet”.


Shumica e refugjatëve të cilët po qëndrojnë në Tabanoc vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme, të përfshira nga konfliktet dhe luftërat civile. Sofra e Bajramit e shtruar për ta, u solli emocione duke I bërë të mos ndjehet të vetëm.