LAJMI I FUNDIT:

Soder: Numri prej njëzet mijë të infektuarve, do të ishte real në Gjermani

Soder: Numri prej njëzet mijë të infektuarve, do të ishte real në Gjermani

Markus Soder, presidenti i krahinës gjermane të Bavarisë, pohon se do të ishte reale nëse do të infektohen me coronavirus njëzet mijë gjermanë.

Aktualisht, Gjermania po raporton rreth 10 mijë raste të reja ditore dhe kjo ka shqetësuar kancelaren, Angela Merkel, raporton BILD.

“Mund ta shohim se sa shpejt mund të ndryshojë gjendja me pandeminë”, pohoi Soder.


Ai më tutje deklaroi se duhet të merren më shpejt masa pasi që ekziston rreziku i përhapjes më të madhe të virusit.

Vlen të theksohet se qeveria gjermane ka ndërmarrë disa masa të reja në luftën me coronavirusin.

Ndryshe, Gjermania deri më tani ka raportuar mbi 293 mijë raste me COVID-19 gjersa kanë ndërruar jetë 9571 persona. /Telegrafi/