Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në organizëm. Ato janë të rëndësishme për nxjerrjen e toksinave dhe helmeve ushqimore jashtë organizmit.
Procesi i pastrimit të organizmit është mjaft kompleks dhe ka zanafillën te veshkat. Përmirësimi i funksioneve të veshkave ka rol vendimtar në shëndetin e të gjithë organizmit.
Problemi është se falë veseve të këqija, veshkat vuajnë dhe nuk punojnë siç duhet, duke ndikuar negativisht në cilësinë e jetës.
Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org se si përdorimi i sodës së bukës mund të ngadalësojë sëmundjet kronike të veshkave.
Sodë buke për ngadalësimin e sëmundjeve kronike të veshkave
Një studim ka treguar se si 134 pacientë të prekur nga sëmundje të tilla, morën një dozë të caktuar sode buke në ditë.
Rezultatet e analizave shëndetësore të pacientëve treguan se përdorimi i sodës së bukës arrinte të ngadalësonte avancimin e sëmundjeve kronike.
Provoni gjysmë luge çaji me sodë buke në ditë tretur në gjysmë gote ujë.
Pijeni një orë para drekës ose një orë pas.
Pijeni për rreth 15-20 ditë.
Rekomandohet gjithsesi të mos hiqni dorë nga konsulta me mjekun tuaj.
Përfitime të tjera të sodës së bukës për organizmin
Kundër urthit
Ekspertët thonë se soda e bukës ndihmon kundër simptomave të urthit por edhe problemeve me tretjen.
Soda e bukës arrin të neutralizojë aciditetin e tepërt në stomak.
Ajo nuk rekomandohet për fëmijët nën moshën gjashtë vjeç.
Ekspertë thonë se për të marrë këtë përfitim, duhet të tresni një lugë çaji me sodë buke në një gotë me ujë të ftohtë dhe ta pini.

Zbardhim të dhëmbëve
Ekspertët thonë se falë përzierjes së sodës së bukës dhe lëngut të limonit krijohet një pastë ideale për zbardhjen e dhëmbëve.
Përdorimi i sodës së bukës ndihmon edhe në eliminimin e njollave të ndryshme nga dhëmbët.
Sodë buke kundër djersës
Ekspertët thonë se soda e bukës mund të përdoret edhe kundër djersës.
Sipas tyre, soda e bukës mund të përdoret për lyerjen e pjesës së sqetullave ose zonave që djersijnë më shumë.
Soda e bukës nuk irriton lëkurën dhe shërben si deodorant i mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk