LAJMI I FUNDIT:

Snajperistja nga Danimarka: Luftëtarët e ISIS-it janë shumë të lehtë për tu vrarë (Foto/Video)

Snajperistja nga Danimarka: Luftëtarët e ISIS-it janë shumë të lehtë për tu vrarë (Foto/Video)

Një studente daneze e cila hoqi dorë nga studimet e saj për të luftuar ISIS-in thotë se ajo po trajtohet si “terroriste” pas kthimit në shtëpi.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Joanna Palani, 22, pretendon se ka vrarë 100 militantë gjatë betejave në Irak dhe Siri, si një snajpere.


Ajo gjithashtu thotë se ka liruar një grup të grave dhe të fëmijëve që po mbaheshin si skllave të seksit nga ISIS dhe pastaj u mësoi atyre si të bëhen ushtarë dhe të luftojnë kundër ISIS-it.

Palani është me origjinë iraniano-kurde dhe babai i saj dhe gjyshi ishin luftëtarë të Peshmerga-s.

Ajo ka lindur në një kamp refugjatësh të OKB-së para se të zhvendosej në Kopenhagë si një foshnjë ku edhe kishte mësuar për të qëlluar me armë, që në moshën nëntë vjeçe.

Por ajo thotë se jeta e saj ka qenë shumë e vështirë që nga kthimi i saj.

Ajo thotë: “Unë kam qenë e gatshme të jap jetën time dhe lirinë time për të ndaluar avancimin e ISIS-it, në mënyrë që e gjithë Evropa mund të jetë e sigurt. Kjo ishte zgjidhja ime. Por tani më shohin si terroriste në vendin tim”.

Joanna ka shtuar: “Unë jetoj në një nga vendet më të mira në botë, por unë jam e uritur dhe e pastrehë, duke fjetur në të ftohtë, edhe pse jam duke punuar non-stop. Nuk i besoj askujt”.

Duke folur për betejat e saj me ISIS-in, ish-studentja mburret me sukseset e saj.

“Luftëtarët e ISIS-it janë shumë të lehtë për tu vrarë”, kishte thënë ajo.

“Luftëtarët e ISIS janë shumë të mirë në sakrifikimin e jetës së tyre, por ushtarët e Asadit janë të trajnuar mirë dhe ata janë të specializuar për armët vrasëse”, ka thënë ndër tjerash ajo. /Telegrafi/