LAJMI I FUNDIT:

Smajl Latifi tregon pse nuk po funksionalizohet Hemodializa në Rahovec

Smajl Latifi tregon pse nuk po funksionalizohet Hemodializa në Rahovec
Smajl Latifi. Foto: Urim Krasniqi/kallxo.com

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përballë Jeta Xharrës në emisionin “Jeta në Komunë” është pyetur për mosfunksionalizimin e Repartit të Hemodializës në këtë qytet.

Latifi ka sqaruar se kjo nuk po realizohet pasi që se është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitalit Rajonal të Prizrenit.

“Është e vërtetë që është një plagë e hapur, por ne kemi një numër të madh të rasteve me hemodializë dhe i kryejnë shërbimet në Spitalin e Prizrenit. Investimet kanë ndodhë nga Komuna e Rahovecit dhe është në fushëveprimtarinë e nivelit sekondar, ata le të bëjnë stafin dhe ne jemi gati”, tha Latifi.


Ai theksoi se u ka bërë presion gjithë ministrave por ende nuk ka pasur sukses për funksionalizimin e këtij Reparti.

“ Ju kam bërë presion prej ministrit të parë që ka qenë deri tek Armend Zemaj, vërtetë ne jemi të gatshëm, por ata duhen me bë stafin. Ne s’kemi të drejtë sepse është përgjegjësi dhe kërkon veprime të tjera që janë jashtë kompetencat ligjore të qeverisjes lokale dhe është përgjegjësi e Ministrisë dhe e Spitalit Rajonal të Prizrenit me rekrutuar stafin dhe ne jemi të gatshëm”, tha më tej Latifi.

Reparti i këtij shërbimi është përuruar në vitin 2017 në Rahovec, por nuk u përdor asnjëherë nga pacientët e kësaj ane.  Investimet ishin bërë në kohën sa ka qenë kryetar Komune, Idriz Vehapi nga PDK.

Komunës së Rahovecit projekti në tërësi i ka kushtuar 306 mijë e 660 euro dhe shuma që ka investuar kjo Komunë është 169 mijë e 324 euro, ndërsa donatori i projektit, kompania “Meditech” ka përkrahur projektin me 137 mijë e 337 euro./kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori