LAJMI I FUNDIT:

Smajl Latifi: 24 persona në Rahovec kanë vdekur shkaku i infektimit me COVID-19

Smajl Latifi: 24 persona në Rahovec kanë vdekur shkaku i infektimit me COVID-19

Gjatë ditës së djeshme, një 33 vjeçar nga Xërxa e Rahovecit ka humbur jetën shkaku i infektimit me coronavirus.

Vdekjen e tij, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi e quajti tronditës.

E shkak i infektimit me COVID-19 në këtë komunë kanë vdekur 24 persona.


Të dhëna këto që i ka bërë të ditur për KosovaPress i pari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi nëpërmjet telefonit ka treguar se në komunën që udhëhiqet nga ai, janë 22 raste aktive me COVID-19, ndërsa 107 të tjerë janë shëruar.

E gjendja shëndetësore e të infektuarve me COVID-19, siç tregon Laitifi, është stabile dhe se të gjitha rastet aktive janë të izoluar.

Ai ka shtuar se, personat aktivë po i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme, derisa ka bërë të ditur se po vazhdohet me dezinfektimin e hapësirave shëndetësore dhe publike.

Ndërsa, dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar raportin e përditshëm me të dhëna rreth numri të të infektuarve, të shëruarve dhe të vdekurve nga COVID-19.

Nga çka, është raportuar për shtimin edhe të 162 rasteve të të prekurve me virusin, ndërsa janë shëruar 220.

Brenda 24 orëve janë raportuar edhe 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, kurse numri i rasteve aktive është 3.571

Numri total i rasteve pozitive është 12.168 raste nga 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 448 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori