Sllovenia shpall Netanyahun "non grata"

Sllovenia ka shpallur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu person të padëshirueshëm dhe i ndaloi hyrjen në vend.
Sipas Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Neva Grasic, vjen pas masave të marra tashmë kundër dy ministrave izraelitë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, të cilët u shpallën persona non grata në korrik.
"Publiku është i vetëdijshëm se kundër tij po zhvillohen procedura për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Ndër të tjera, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi më 19 korrik 2024 se disa politika dhe praktika izraelite shkelin si të drejtën ndërkombëtare humanitare ashtu edhe të drejtat e njeriut", tha Grasic në lidhje me masën kundër Netanyahut.
"Me këtë vendim, qeveria i dërgon një mesazh të qartë Izraelit se Sllovenia pret respektim të vazhdueshëm të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare", thuhet në profilin e qeverisë në rrjetin X.
Državna sekretarka @MZEZ_RS Neva Grašič:
Vlada je danes sprejela ukrep proti Benjaminu Netanjahuju, predsedniku vlade države Izrael, ki sledi že sprejetim ukrepom proti dvema ekstremnima izraelskima ministroma.
Javnosti je znano, da proti njemu tečejo postopki zaradi storitve… pic.twitter.com/coBH2n2TJv
— Vlada Republike Slovenije (@vladaRS) September 25, 2025
Ndryshe, masa e sotme vjen pas vendimit të qeverisë në korrik për të shpallur Ministrin izraelit të Sigurisë Kombëtare Ben-Gvir dhe Ministrin e Financave Smotrich persona non grata.
Sllovenia, një shtet anëtar i BE-së që vitin e kaluar njohu shtetin palestinez, në gusht vendosi një embargo armësh ndaj Izraelit dhe futi një ndalim për importin e mallrave të prodhuara në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli. /Telegrafi/


































