LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia merr Presidencën e BE-së, në Kosovë rritet shpresa për liberalizimin e vizave

Sllovenia merr Presidencën e BE-së, në Kosovë rritet shpresa për liberalizimin e vizave

Sllovenia ka marrë sot presidencën e BE-së për një mandati gjashtë mujor. Kjo ka bërë që edhe në Kosovë të rriten shpresat për liberalizim të vizave.

Pos rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia, ndër prioritetet kryesore të presidentit slloven Janez Jansha është edhe përshpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE.

Njohësi i çështjeve politike Gazmir Raci pret që Sllovenia të shtyjë shumë çështje e liberalizimit të vizave për Kosovën.


“Pres që Sllovenia ta shtyjë shumë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Po ashtu pres që Sllovenia do të angazhohet në zbatimin e MSA-së për Kosovën si dhe planit ekonomik të ERA-s”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gazmir Raci.

Edhe Demush Shasha nga Instituti Epik thotë se Sllovenia do ta shtyjë procesin, por sipas tij nuk do të ketë progres të ndjeshëm deri në liberalizimin e vizave, përcjell Telegrafi.

“Unë besoj se gjatë këtij viti nuk do të kemi ndonjë progres të ndjeshëm sa i përket liberalizimit të vizave, por do të kemi një progres të kufizuar në kuptimin e asaj se Kosova do t’i bëjë detyrat e shtëpisë por jo të gjitha. Mendoj se Sllovenia do t’i shtyjë procesin e liberalizimit të vizave, por nuk do të arrijë në cakun përfundimtar”, deklaroi Demush Shasha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori