Sllovenia dhe Danimarka kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen hapëse të grupit C në Euro 2024.

Të dy skuadrat e nisën ndeshjen në sulm, ku fillimisht rrezikuan sllovenët me goditjen e Benjamin Seskos, por pa sukses.


Në minutën e 17-të, Danimarka kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Christian Eriksen pas asistimit të Jonas Wind për 1-0.

Screenshot 2024 06 16 195747

Eriksen ka mundur të shënojë edhe njëherë në minutën e 43-të, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.

Në pjesën e dytë, Sllovenia ndezi motorët dhe filloi të sulmojë fuqishëm.

Andraz Sporar u rrëzua në zonë në minutën e 52-të, por që gjyqtari nuk mendoi për penallti.

Screenshot 2024 06 16 195915

Adam Gnezda Cerin dhe Sporar rrezikuan përsëri, në minutat 67-të dhe 75-të, por sërish pa sukses.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 77-të, kur Erik Janza shënoi për 1-1.

Screenshot 2024 06 16 195716

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Sllovenia e Danimarka sollën barazimin e parë në Euro 2024, duke ndarë nga një pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app