LAJMI I FUNDIT:

Sllovakia testoi 2.5 milionë qytetarë në një ditë për coronavirus, gjysmën e popullsisë së saj

Sllovakia testoi 2.5 milionë qytetarë në një ditë për coronavirus, gjysmën e popullsisë së saj

Pothuajse gjysma e popullsisë së përgjithshme të Sllovakisë janë testuar për coronavirus, me të cilën qeveria e këtij vendi kërkon të ngadalësojë përhapjen e virusit.

Ministri i Mbrojtjes, Jaroslav Nad tha të dielën se 2.58 milionë sllovakë ishin testuar të shtunën dhe se 25,850 prej tyre, ose një për qind, ishin pozitivë për coronavirusin dhe duhej të ishin në karantinë.

Sllovakia ka një popullsi prej 5.5 milionë banorësh dhe planifikon të testojë sa më shumë njerëz të jetë e mundur, përveç fëmijëve nën 10 vjeç. Më shumë se 40 mijë punonjës shëndetësorë, ushtarë, policë, punonjës administrativë dhe vullnetarë u mobilizuan në rreth pesë mijë vendet e provave, shkruan theguardian.


Projekti i tyre po shikohet nga shtetet e tjera duke kërkuar mënyra për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur mbingarkesën e sistemeve shëndetësore.

Testimi ishte vullnetar, por qeveria njoftoi se do të vendoste një bllokim për ata që nuk vijnë për t’u testuar, duke përfshirë një ndalim për të shkuar në punë.

Një raund i dytë i testimit është planifikuar për fundjavën e ardhshme për të mbuluar ata që kanë humbur këtë herë, por edhe ata që infektohen ndërkohë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Për sa e tradhtove vendin, kryeministër?”: Momenti kur një aktivist opozitar 'ia mësyu' tryezës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban

“Për sa e tradhtove vendin, kryeministër?”: Momenti kur një aktivist opozitar 'ia mësyu' tryezës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban

Evropa
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Botë
Në Florida evakuohen mijëra të burgosur teksa Biden thotë se ky mund të jetë uragani më i keq që ka goditur këtë shtet në 100 vjet

Në Florida evakuohen mijëra të burgosur teksa Biden thotë se ky mund të jetë uragani më i keq që ka goditur këtë shtet në 100 vjet

Amerika
Ish-shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg u emërua zyrtarisht si kreu i ardhshëm i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Ish-shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg u emërua zyrtarisht si kreu i ardhshëm i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
“Trump i dërgoi fshehurazi Putinit makineritë e testimit për COVID-19” - gazetari amerikan zbulon detaje në librin e tij të ri

“Trump i dërgoi fshehurazi Putinit makineritë e testimit për COVID-19” - gazetari amerikan zbulon detaje në librin e tij të ri

Botë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Kalo në kategori