Sllovakia i ka dorëzuar Ukrainës katër aeroplanët e parë luftarakë nga 13 sa kishte premtuar, ka njoftuar ministria e saj e mbrojtjes.
Vendi ishte i dyti që miratoi dërgimin e aeroplanëve MiG-29 javën e kaluar, një ditë pasi Polonia njoftoi se do të dërgonte katër të tillë.
Ministria Sllovake e Mbrojtjes tha se pjesa tjetër e aeroplanëve do të dorëzohej në javët e ardhshme.
Qeveria e Ukrainës ka këmbëngulur për marrjen e aeroplanëve luftarakë, raporton skynews.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë vazhdimisht se vendi i tij ka nevojë për aeroplanë për ta larguar pushtimin rus.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar. /Telegrafi/