LAJMI I FUNDIT:

Skulpturë rëre dhe pemë 3 ton, Vatikani ndez sonte dritat e festave të fundvitit

Skulpturë rëre dhe pemë 3 ton, Vatikani ndez sonte dritat e festave të fundvitit

Në sheshin e “Shën Pjetrit” pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan është pozicionuar skulptura e skenës së lindjes së Krishtit e pema e Vitit të Ri, e cila do të ndezë dritat, duke shënuar nisjen e festimeve tradicionale të Krishtlindjeve.

Sipas traditës, çdo vit pema e Krishtlindjeve në Vatikan është një dhuratë që i bëhet Selisë së Shenjtë nga qytete apo dioqeza të ndryshme të botës.

Sivjet kjo pemë është dhuratë nga rajoni i Friuli Venezia Giulia e nga dioqeza e komunës së Pordenones, kërkesa e të cilëve u pranua pas dhjetë vite pritje.


Ishte viti 2008, kur ky rajon u fut në listën e pritjes për një dhuratë kaq simbolike e të rëndësishme për Vatikanin.

Pema e zgjedhur nga ky rajon e që sot zbukuron sheshin “Shën Pjetri” është një pishë e kuqe 70 vjeçare e marrë nga pyjet e Cansiglios.

Pema peshon 3 ton, është e lartë 21 metra e ka një diametër baze që shkon deri 10 metra.

Për të udhëtuar nga rajoni i Friuli Venezia Giulia, pema ka udhëtuar dy ditë e një natë dhe ka mbërritur shëndetshëm në sheshin “Shën Pjetri”.

Pranë pemës së Krishtlindjeve në këtë shesh është pozicionuar dhe skulptura e skenës tradicionale të lindjes e Krishtit.

Realizimi i saj është dhuratë nga komuna e Jesolo e nga Patriarku i Venecias.

Vepra është një krijim i katër skulptorëve të huaj; holandezes Susanne Ruseler, skulptorit çek Radovan Zivny, rusit Ilya Filimontsev, koordinuar nga skulptori amerikan Varanao.

Kjo skulpturë e titulluar “Sand Nativity” është e realizuar e gjitha me rërën e marrë nga plazhi i Jesolos.
Për krijimin e saj janë përdorur mbi 700 ton rërë e 4 skulptorët kanë punuar mbi 14 ditë në sheshin e “Shën Pjetrit”.

Skulptura e rërës e cila shfaq skenën e lindjes së Krishtit ka një sipërfaqe prej 25 metra katrorë, me një bazoreliev prej 16 metrash e një lartësi mbi 5 metra. Këtë skulpturë Papa Françesku pritet ta vizitojë natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor, pas meshës Te Deum.

Festat e fundvitit janë çelur dhe në Romë me pemën tradicionale të pozicionuar në sheshin e Venecias.

Sivjet kjo pemë është një bredh origjinal i mbërritur nga komuna e Cittiglios në provincën e Varezes.

Bredhi është i lartë 20 metra dhe është i sponsorizuar nga Netlfix që e ka zbukuruar me mbi 60 mijë drita e 500 sfera shumëngjyrëshe. /oranews.tv/

Në trend Botë

Më shumë
OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Turistja amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris, arrestohet nga policia franceze

Turistja amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris, arrestohet nga policia franceze

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Kalo në kategori