LAJMI I FUNDIT:

Skulpturat me materiale industriale

Skulpturat me materiale industriale

Darius Hulea është artist nga Rumania, i njohur për portretet e bëra nga hekuri, çeliku inoks, bakri dhe telat prej bronzi.

Artisti kombinon me sukses elemente të artit bashkëkohor dhe klasik. Duke përdorur materiale industriale, i formon ato në portrete të figurave të famshme historike.

Hulea frymëzimin për art e gjeti te zanatet popullore, në fshatin ku ai u rrit. Ai u ndikua gjithashtu nga gjyshi i cili i dha njohuri për materiale industriale, meqë ishte zejtar. /21Media/