Ekipet përfaqësuese të Kosovës janë duke vazhduar me përgatitje intensive për garat evropiane që do t’i kenë gjatë verës.
Kosova A në konkurrencën e femrave është duke u stërvitur dy herë në ditë, në mënyrë që të jetë sa më e gatshme për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të mbahet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro. Vashat e Kosovës pas stërvitjeve të mëngjesit, sonte do të kenë stërvitjen e dytë nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Nga ora 17:30 do të stërviten vashat e Kosovës U20, që po ashtu kanë pasur një stërvitje sot në mëngjes.
Të martën po ashtu do të jetë orari i njëjtë. Kosova A (F) do të stërvitet nga ora 10:00 në mëngjes dhe nga ora 19:00 në mbrëmje. Edhe Kosova U20 (F) do të stërvitet të martën nga ora 8:30 në mëngjes dhe nga ora 17:30 në mbrëmje. Përgatitjet dy herë në ditë do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.
Ndërkohë, te meshkujt, Kosova U16, U18 dhe U20 do të kenë grumbullimet e radhës në fundjavë.
Kosova A (F) do të garojë për herë të parë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro nga 20 deri më 25 Korrik, kurse është në grup me Qipron dhe Luksemburgun.
Kosova U20 (F) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 Ëomen’s European Challengers, që do të organizohet në Shkup prej 13 deri më 18 Korrik 2021. Kosova do të luajë në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut.
Kosova U20 (M) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 European Challengers që do të mbahet prej 20 deri më 25 Korrik 2021 në Sopron të Hungarisë. Në këtë qytet do të luhet edhe Grupi D me këto shtete pjesëmarrëse: Maqedonia e Veriut, Zvicra, Rumania e Luksemburgu. Kosova është në grup me Bjellorusinë, Hungarinë e Sllovakinë.
Kosova U18 (M) do të marrë pjesë në Grupin F të FIBA U18 European Challengers që do të mbahet prej 3 deri më 8 Gusht 2021 në Tiranë. Kosova është në grup me Shqipërinë dhe Moldavinë.
Duhet theksuar se FIBA U16 European Challengers, Grupi E do të organizohet në Prishtinë prej 16 deri më 21 Gusht 2021. Në këtë grup Kosova garon me Luksemburgun, Shqipërinë, Gjibraltarin, Moldavinë dhe Maltën. Në FIBA U16 European Challengers garojnë gjithsej 31 shtete.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze