Kylian Mbappe raportohet se është qendra e ndarjes në dy pjesë të skuadrës së PSG-së, ndërsa francezi po humbet shpejt mbështetjen nga shokët e tij të skuadrës, me disa prej tyre që janë të zemëruar me pozicionin e tij të privilegjuar brenda klubit.

Ylli francez nënshkroi një marrëveshje të re me kampionët francezë në verë me vlerë 90 milionë euro në vit, pasi shpërfilli në mënyrë sensacionale para-kontratën me Real Madridin.


Si pjesë e marrëveshjes së re, Mbappe iu dha edhe ndikimi mbi çështjet sportive dhe mënyrën se si drejtohet klubi.

1

Megjithatë këto gjëra kanë bërë që situata në “Parc des Princes” të mos jetë më e mira, me lajmin e fundit që erdhi nga Le Parisien, ku shkruhej  se Mbappe tani dëshiron të largohet nga PSG pasi ndihet i 'tradhtuar' nga bordi i klubit.

Ndërsa sot L'Equipe shkruan se ka pakënaqësia brenda skuadrës ku Mbappe është qendra, ndërsa ndarja po vazhdon të rritet.

Disa nga shokët e tij të skuadrës janë të pakënaqur me qëndrimin e yllit francez, i cili vazhdon të ndryshojë çdo javë, me Mbappen që duke i izoluar gjithnjë e më shumë brenda skuadrës.

Skuadra e PSG-së tani është e ndarë, me Neymar - i cili nuk ka marrëdhënieje të mirë me Mbappen, pasi ky i fundit kishte kërkuar largimin e tij. Me Neymarin janë bashkëlojtarët e tij të Amerikës së Jugut.

marquinhos et neymar qui a inscrit un double viennent feliciter sergio ramos pour son but face a nantes photo sipa ariel schalit 1659297583

Në mënyrë të ngjashme, qendërmbrojtësi Marquinhos dhe spanjollët në skuadër janë gjithashtu të zemëruar me fuqinë e shtuar të Mbappes.

Baza e mbështetjes së Mbappes po zvogëlohet gjithnjë, me yllin e klubit që tani ka vetëm mbështetjen e shokëve të tij të skuadrës franceze Presnel Kimpembe, Nordi Mukiele dhe Hugo Ekitike, ndërsa në këtë mes është edhe Achraf Hakimi.

Shpresohej që ardhja e trajnerit të ri Christophe Galtier do të shërohej ndarja brenda dhomës së zhveshjes, e cila më parë e kishte mbajtur klubin larg sukseseve të mëdha.

achraf hakimi hopes for kylian mbappe to stay at psg  1

Sipas mediumit francez largimet e yjeve argjentinas Angel Di Maria dhe Leandro Paredes, ishin kulmi, pasi kjo zvogëloi ndikimin e rëndësishëm të lojtarëve të Amerikës së Jugut në skuadër.

Megjithatë, amerikanët e Jugut që mbetën janë të pakënaqur me fuqinë që i ishte dhënë Mbappes.

Kapiteni Marquinhos, Neymar, Lionel Messi, Sergio Ramos, janë disa nga dhjetë lojtarët që nuk e pëlqejnë sjelljen e Mbappes./Telegrafi/

telegrafi sport app