LAJMI I FUNDIT:

Skriniar: Objektivi është kualifikimi në Ligën e Kampionëve

Skriniar: Objektivi është kualifikimi në Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka theksuar se objektivi i skuadrës është kualifikimi në Ligën e Kampionëve, por skuadra duhet ta marr ndeshje pas ndeshjes.

Mbrojtësi shtatlartë sllovak ka filluar mirë tek Interi që nga transferimi i tij këtë verë nga Sampdoria duke u bërë një titullar fiks në qendër të mbrojtjes së bashku me brazilianin Joao Miranda.

Formacioni i javës së dytë në Serie A, dominon Interi (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni i javës së dytë në Serie A, dominon Interi (Foto)

Megjitatë, Skriniar po qëndron me këmbë në tokë duke mos u dhënë shumë në premtime dhe deklarata të mëdha.


“Sezoni ka filluar mirë dhe shpresoj të vazhdoj në këtë drejtim për Interin dhe për ekipin tim kombëtar”, ka thënë fillimisht Skriniar për Mediaset Premium.

Spalletti: Ashtu si Icardi e Perisic, kemi dhe Mirandan dhe Skriniar
Lexo po ashtu Spalletti: Ashtu si Icardi e Perisic, kemi dhe Mirandan dhe Skriniar

“Unë gjithmonë dua të ndihmoj ekipin dhe nga ana tjetër ata më ndihmojnë. Ndoshta kjo është arsyeja pse unë u vendosa në mënyrë të mirë në Inter, është e lehtë për të luajtur me shokët e tillë të mëdhenj”.

“Ekzistojnë disa qendërmbrojtës në skuadër dhe është në dorë të trajnerit për të vendosur se kush kur luan”.

“Ne duhet të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje dhe pastaj të shohim se ku jemi. Objektivi është kualifikimi në Ligën e Kampionëve, por ne duhet të marrim ndeshje pas ndeshjes”, përfundoi mbrojtësi sllovak. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori