LAJMI I FUNDIT:

Skoda e VW synon të sjellë gjashtë modele automjetesh elektrike deri në vitin 2026

Skoda e VW synon të sjellë gjashtë modele automjetesh elektrike deri në vitin 2026

Prodhuesi çek i makinave Skoda Auto, pjesë e grupit gjerman Volkswagen, dëshiron të zgjerojë gamën e saj të automjeteve elektrike në gjashtë modele deri në vitin 2026, tha kompania.

Kjo do të rrit më tej ambiciet e kompanisë për të kaluar në vetura elektrike, transmeton Telegrafi.

Kompania kishte synuar më parë të lansonte tre modele të reja elektrike, por tha në një deklaratë të martën se do të lansonte katër automjete të reja elektrike dhe dy modele të përditësuara në vitet e ardhshme.


Lansimet janë nën planin e investimeve të Skoda-s prej 5.6 miliardë euro në lëvizshmërinë elektrike deri në vitin 2027. /Telegrafi/