Skillz ribashkohen pas shumë vitesh në skenë - sjellin një performancë elektrizuese për fansat në një diskotekë

Mbrëmë në “Zone Club” në Prishtinë u shënua një moment historik për fansat e muzikës shqiptare, teksa dyshja legjendare e grupit Skillz, Ledri Vuladhe dhe Skivi, u ngjitën sërish në skenë pas një ndarjeje që zgjati plot 13 vjet.
Performanca e tyre e shumëpritur solli një valë të jashtëzakonshme nostalgjie për të gjithë ata që janë rritur me hitet e grupit, duke rikthyer emocionet e fillimit të viteve 2000.
Pamjet nga kjo ribashkim filluan të qarkullonin menjëherë në të gjitha platformat sociale, ku videot tregojnë Ledrin dhe Skivin duke performuar krah për krah për herë të parë pas më shumë se një dekade. Fansat reaguan me entuziazëm të jashtëzakonshëm, duke shprehur lumturinë dhe emocionin e tyre në mijëra komente dhe reagime.
Ribashkimi i mbrëmshëm tregoi se dyshja e dikurshme nuk ka humbur fare harmoninë dhe energjinë që i bëri të njohur, duke rikthyer skenën e “Zone Club” në një atmosferë të mbushur me kënaqësi dhe emocion për të gjithë të pranishmit.
Ky moment, pa dyshim, shënon një kapitull të ri për Skillz dhe risjell magjinë e tyre për fansat e shumtë që kanë pritur për më shumë se një dekadë. /Telegrafi/































































