LAJMI I FUNDIT:

Skeptikë ndaj tryezës për Demarkacionin

Skeptikë ndaj tryezës për Demarkacionin

Partitë politike opozitare nuk presin rezultate konkrete nga tryeza profesionale-shkencore që do të organizohet rreth demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht se do të jenë pjesëmarrëse për t’i shpalosur edhe aty argumentet se Kosova humb territor.

Kryesia e Kuvendit tashmë ka caktuar datën 3 gusht, në të cilën do të mbahet tryezë profesionale-shkencore lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, në bazë të kërkesës nga një numër i deputetëve, i prirë nga deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili është kundërshtar i madh i Marrëveshjes aktuale për Demarkacionin, shkruan sot gazeta “Zeri”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se ata gjithmonë kanë qenë pro debatit, duke thënë se nuk është kundër kësaj tryeze.


“Sa i përket debatit të caktuar nga Kuvendi, ne në vazhdimësi kemi qenë të gatshëm për debat dhe që anëtarët e Komisionit Shtetëror, por edhe zyrtarë të tjerë, të ballafaqohen me të gjitha palët e interesuara. Do të ofrohen të gjitha dokumentet dhe materialet e nevojshme që të sqarohet kjo çështje dhe që më pas të vazhdohet me proceset”, është shprehur Mustafa, por duke përjashtuar mundësinë që të kërkohet rishikimi i marrëveshjes, meqë, sipas tij, nuk është bërë gabime në këtë proces. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori