LAJMI I FUNDIT:

Skënderbeu merr edhe një talent kosovar (Video)

Skënderbeu merr edhe një talent kosovar (Video)

Blend Baftiu, talenti nga Prishtina do të jetë lojtari më i ri i Skënderbeut.

Baftiu luan në qendër të mesfushës dhe ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin.

16-vjeçari do të stërvitet me ekipin e parë, por gjatë këtij sezoni do të aktivizohet me Skënderbeu U19.

Mbetet të shihet nëse edhe Baftiu do t’i ‘ndezë’ Skënderbeut, që është bërë ‘shtëpi’ e madhe për futbollistët kosovarë.


Ky futbollist më parë ka luajtur për Ramiz Sadikun deh grupmoshat e Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/