LAJMI I FUNDIT:

Skënderbeu – Dinamo, statistika interesante nga UEFA

Skënderbeu – Dinamo, statistika interesante nga UEFA

Ndeshja e madhe në mes të Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit është afër, ndërsa uefa.com ka nxjerrë disa statistika.

Skënderbeu bëri realitet arritjen historike të “play-off”-it të Ligës së Kampionëve. Korçarët e kanë të garantuar që do të jenë klubi i parë i vendit shqiptar që merr pjesë në fazën e grupeve të një kompeticioni madhor të UEFA-s, pavarësisht sesi do të shkojë me Dinamon e Zagrebit.

Ndërkohë, UEFA.com ka publikuar disa fakte e kuriozitete në lidhje me këtë përplasje ballkanike, që do të zhvillohet për herë të parë nëpër kompeticionet evropiane.

  • – Kjo është sfida e parë e Skënderbeut me një kundërshtar kroat. Për më tepër, klubet e Shqipërisë e Kroacisë nuk janë ndeshur kurrë në një nivel të tillë ndërkombëtar. Gjithsesi, fakt kurioz është që ekipet shqiptare janë të pathyera në 5 duelet e fundit me kundërshtarë kroatë, me 4 fitore e 1 barazim.
  • – Në 12 precedentët midis klubeve shqiptare dhe kroate në kompeticionet e UEFA-s, Dinamo e Zagrebit ka një bilanc pozitiv prej 6 fitoresh ndaj skuadrave shqiptare e 2 barazimesh, ndërsa 4 fitore u takojnë ekipeve tona.
  • – Duke u kufizuar vetëm në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Skënderbeu ka treguar forcën e tij në fushën e vet, ku është i pathyer në 7 sfida të luajtura së fundi, me 6 fitore e 1 barazim.
  • – Dinamo e Zagrebit është e pathyer në 4 ndeshje të këtij edicioni të kompeticionit më prestigjioz evropian. Vetëm se regjistron 3 barazime, plus edhe 1 fitore.
  • – Mbrojtësi kroat i Skënderbeut, Marko Radas ka dalë nga akademia e Dinamos. Megjithatë s’ka luajtur asnjë ndeshje me skuadrën e parë.
  • – Edhe lojtarë të tjerë të Skënderbeut kanë përvoja në futbollin kroat, si kapiteni Bledi Shkëmbi (te Rijeka 2002-2004), Sabien Lilaj (te Lokomotiva Zagreb në 2011–12), Arbër Abilaliaj (te Inter Zapreshiç në 2010–12) dhe bullgari Ventsislav Hristov (te Rijeka në 2014–15).
  • -Dinamo e Zagrebit nuk ka në radhët e saj vetëm talentin 18-vjeçar nga Pogradeci, Endri Çekiçi. Një shqiptar tjetër në skuadrën kroate është edhe mesfushori Arjan Ademi, i lindur në Kroaci, por që ka zgjedhur të luajë me Maqedoninë në rang Kombëtaresh.


Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Kalo në kategori