LAJMI I FUNDIT:

Skender Hyseni kujton Rugovën dhe Adem Jasharin në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

Skender Hyseni kujton Rugovën dhe Adem Jasharin në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

Ish Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në përvjetorin e 19 të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s ka përkujtuar edhe Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën.

“Padyshim në një ditë të shënuar si kjo, kujtojmë edhe veprën e themeluesit të shtetit, Presidentit Ibrahim Rugova, dhe të gjithë kontribuuesve në sprovën më të madhe kombëtare të shekullit, krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës. Natyrisht, me pietet të veçantë kujtojmë Adem Jasharin dhe sakrificën e Familjes Jashari. Poashtu kujtojmë e nderojmë me përulësi të gjithë ata breza atdhetarësh, patriotësh, luftëtarë e dëshmorë të kombit që punuan e u flijuan për lirinë e vendit”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ai thotë se ndërhyrja e NATO-s, dhe bombardimet e pandërprera që zgjatën 78 ditë, ishin vendimtare për largimin përfundimtar të Serbisë nga Kosova.


“Kjo u pasua nga vendosja në Kosovë e një force multi-nacionale ushtarake (KFOR) nën komandën e NATO-s, duke ndjekur progresivisht forcat serbe nga vendi ynë. Pra, me 12 qershor 1999 erdhi ajo dita që e kishim ëndërruar me shekuj, dita e çlirimit përfundimtar të Kosovës. Është pra edhe ky 24 mars, një ditë kur me admirim kujtojmë kontributin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj. U jemi përjetësisht mirënjohës”, thotë Hyseni.

Më pas shkruan se miqësia me SHBA, me botën perëndimore dhe me NATO-në që me një vizion të pashoq e krijoi Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë i Skender Hysenit

Sot mbushem 19 vite nga fillimi i bombardimit të caqeve ushtarake e parushtarake serbe në Kosovë!

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimet e caqeve, statike dhe mobile ushtarake, policore e paramilitare serbe në Kosovë, dhe në Serbi. Kjo ndërhyrje, e para e kësaj natyre në historinë e NATO-s, dhe bombardimet e pandërprera që zgjatën 78 ditë, ishin vendimtare për largimin përfundimtar të Serbisë nga Kosova.

Kjo u pasua nga vendosja në Kosovë e një force multi-nacionale ushtarake (KFOR) nën komandën e NATO-s, duke ndjekur progresivisht forcat serbe nga vendi ynë. Pra, me 12 qershor 1999 erdhi ajo dita që e kishim ëndërruar me shekuj, dita e çlirimit përfundimtar të Kosovës. Është pra edhe ky 24 mars, një ditë kur me admirim kujtojmë kontributin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj. U jemi përjetësisht mirënjohës!

Padyshim në një ditë të shënuar si kjo, kujtojmë edhe veprën e themeluesit të shtetit, Presidentit Ibrahim Rugova, dhe të gjithë kontribuesve në sprovën më të madhe kombëtare të shekullit, krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës. Natyrisht, me pietet të veçantë kujtojmë Adem Jasharin dhe sakrificën e Familjes Jashari. Poashtu kujtojmë e nderojmë me përunjësi të gjithë ata breza atëdhetarësh, patriotësh, luftëtarë e dëshmorë të kombit që punuan e u flijuan për lirinë e vendit.

Është e bekuar miqësia me SHBA, me botën perëndimore dhe me NATO-në që me një vizion të pashoq e krijoi Ibrahim Rugova.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!
S.H.

Në trend Lajme

Më shumë
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Lajme
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Kalo në kategori