Ramush Haradinaj, ditën e premte (19 korrik) ka lënë në gjysmë mandatin e tij si kryeministër i Kosovës, shkak për këtë u bë ftesa për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Për përballjen e radhës së tij me drejtësinë ndërkombëtare, Haradinaj ka njoftuar vetë gjatë një konference për media, katër ditë parë.
I mbushur me emocione, Haradinaj gjatë kumtimit të lajmit për dorëheqjen e tij si shef i ekzekutivit, ka thënë se në Hagë do të shkojë si qytetar i thjeshtë dhe jo si kryeministër.
“Nderi i kryeministrit dhe shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë”, kishte thënë Haradinaj para pak ditësh.
Se çka do të ndodhë pas dorëheqjes së Haradinajt dhe se cilët janë skenarët e mundshëm, për Telegrafin kanë folur njohësit e çështjeve politike.
Analisiti Ramush Tahiri, ka thënë se pasi që Ramush Haradinaj t’ia dorëzon dorëheqjen zyrtarisht presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, atëherë procedurat kalojnë tek presidenti.
“Unë konsideroj se dorëheqjen nuk mund ta miratojë presidenti, ai vetëm njoftohet. Dorëheqjet duhet t’i miratojë Kuvendi i Kosovës ose kryetari i Kuvendit, sepse Kuvendi e ka zgjedhur kryeministrin dhe jo presidenti. Pastaj, fillojnë procedurat e konsultimit të kryetarëve të partive politike nga presidenti i vendit, së pari konsultime duhet të ketë me koalicionin PAN, sepse kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës, për t’i pyetur presidenti se a kanë ndonjë kandidatë të ri për kryeministër, atëherë tre liderët e PAN-it, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj duhet ta njoftojnë presidentin, Thaçin që nuk kanë kandidatë dhe presidenti duhet t’i shkurtojë procedurat dhe t’i thërras edhe partitë tjera në një konsultë të përbashkët me të gjithë liderët, brenda këtyre ditëve më së largu dhjetë ditë dhe ta caktojnë datën e zgjedhjeve”, ka shpjeguar analisti Tahiri për Telegrafin.
Ai ka thënë se data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, dekretimi i tyre është kompetencë e presidentit dhe se ajo bëhet jo më herët se 30 ditë prej datës së pranimit të dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe jo më larg se 45 ditë nga kjo datë.
“Zgjedhjet do t’i kemi në gusht ose shtator më së largu. Një procedurë tjetër është nëse dëshirojnë qeveri teknike edhe nëse koordinohen për qeveri teknike por nuk besoj që do të ketë”, tha ai.
Duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme, Tahiri bëri edhe një parashikim se cilat parti mund të bëjnë koalicion parazgjedhor.
“Gjasat janë që me PDK-në askush të mos bëjë koalicion, por varet se çfarë ofrohet, unë nuk besoj që do të ketë koalicion parazgjedhor, eventualisht mund të ketë koalicionin LDK-PDK, në qoftë se merren vesh për figurën e kryeministrit, por partitë tjera nuk besoj që mund të hyjnë në këtë koalicion sepse të gjitha po e synojnë postin e kryeministrit”, ka potencuar ai.
Për skenarët e mundshëm pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, është deklaruar edhe analisti Imer Mushkolaj.
“Janë dy opsione qe presidenti bazuar në përgjegjësit e veta kushtetuese dhe ligjore t’i shpallë datën e re të zgjedhjeve pas konsultimeve që duhet t’i bëjë me subjektet politike, dhe e dyta të gjendet një mandatar i ri për vazhdimin e qeverisë për dy vitet e ardhshme”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.
Ai tha se, duke pasur parasysh situatën në të cilën gjendet skena politike por edhe deklarimet e subjekteve politike, shumica prej të cilave kërkojnë zgjedhje të reja nuk kanë pajtim për gjetjen e një personi që do ta qonte tutje mandatin qeverisës.

“Kështu që i bie presidentit që t’i shpallë zgjedhjet, por nëse presioni ndërkombëtar është i madh për shkak se Bashkësia Evropiane, kërkon që dialogu të vazhdojë sa më shpejtë atëherë edhe mund të ketë propozime, që do të mund të merrte edhe pajtimin e partive politike për një person të caktuar që bëhet mandatar për vazhdimin e qeverisjes”, thotë analisti.
Mushkolaj deklaroi se zgjedhjet e reja duhet të mbahen sipas sipas rregullave ligjore e kushtetuese, që parashihet të mbahen 45-dite pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngjallur reagime të shumta.
Liderët e partive politike në vend, kanë shprehur keqardhje për situatën në të cilën gjendet Haradinaj, duke shtuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e pastër dhe se do të triumfojë në çdo vend.
Vlen të përmendet se është hera e dytë që Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit.
Në vitin 2005 ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi që i ishte ngritur aktakuzë për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë