Ministria azere e Mbrojtjes, ka njoftuar se forcat e armatosura të këtij vendi kanë marrë nën kontroll linjën në Karabak, dhe se forcat armene kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në mjete të ndryshme ushtarake.
Kjo ministri gjithashtu ka publikuar një video me të cilën pretendon se shfaq momentin kur makineria ushtarake e armenëve shkatërrohet nga sulmet ajrore, së bashku me ta edhe shumë ushtarë armenë, transmeton Telegrafi.
Situata në Nagorno-Karabak ka esklauar në fund të muajit të kaluar, ku Bakuja dhe Jerevani akuzojnë njëra-tjetrën për fillimin e konfliktit të armatosur.
Në Armeni është shpallur gjendje lufte dhe ka filluar mobilizimi i plotë, derisa në Azerbajxhan vetëm ora policore dhe pjesërisht mobilizimi.
Liderët e SHBA-ve, Rusisë, Francës i kanë bërë thirrje dy vendeve që menjëherë të ndërpresin luftimet dhe të fillojnë bisedimet pa kushte. /Telegrafi/