Skena të rralla në futboll: Tifozët vërshojnë në fushë dhe kapin portierin për ta gjuajtur lartë

Joan Garcia realizoi katër pritje vendimtare për të ndihmuar Espanyolin të siguronte një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Las Palmas, duke e shpëtuar klubin nga rënia në La Liga2.
Pas fishkëllimës së fundit, tifozët vendas mbushën fushën Cornella-El Prat, duke e ngritur portierin lart në ajër si Spider-Man në atë skenë filmi.
Garcia 24-vjeçar është në listën e ngushtë të Barcelonës, ndërsa ata synojnë të nënshkruajnë me një portier këtë verë.
Klauzola e lirimit në kontratën e tij, e cila është e vlefshme deri në vitin 2028, është vendosur në 25 milionë euro.
Në garë për të është edhe Real Madridi, por vetëm nëse Andriy Lunin nuk qëndron në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































