LAJMI I FUNDIT:

Skena të pabesueshme vijnë nga Gjermania, Stuttgart siguron mbijetesën në kohën shtesë – tifozët pushtojnë fushën në një festë të jashtëzakonshme

Skena të pabesueshme vijnë nga Gjermania, Stuttgart siguron mbijetesën në kohën shtesë – tifozët pushtojnë fushën në një festë të jashtëzakonshme

VFB Stuttgart ka arritur të bëjë mrekulli, pasi i ka shpëtuar rënies nga elita e futbollit gjerman Bundesliga.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri amerikan Pellegrino Matarazzo ka mposhtur Kolnin në ndeshjen e fundit të kampionatit me rezultat 2-1.

Stuttgart ishte në epërsi nga pjesa e parë falë golit të austriakut Kaladzic 1-0, por Koln barazuan gjithçka me Modesten kur kaluan një orë lojë.


Hertha Berlin ishte duke humbur nga Borussia Dortmund 2-1 dhe një fitore e mundshme e Stuttgart do të bënte që ata t’i largoheshin pozitës së barazhit dhe të mbeteshin në Bundesliga edhe për një vit.

Ishte rivënie këndore për vendasit, ku të gjithë lojtarët përfshirë edhe portierin e Stuttgartit dolën në zonën e Kolnit.

Por më i vëmendshmi u tregua mbrojtësi japonez Wataru Endo që shënoi me kokë për të sjell një festë të paparë në Mercedes-Benz Arena.

Përfundon sezoni 2021/22 në Bundesliga - Bayerni vazhdon dominimin, Stuttgart shpëton në xhiron e fundit dhe Hertha mbetet në barazh
Lexo po ashtu Përfundon sezoni 2021/22 në Bundesliga - Bayerni vazhdon dominimin, Stuttgart shpëton në xhiron e fundit dhe Hertha mbetet në barazh

Stuttgart fitoi dhe Hertha humbi në anën tjetër për të mbetur bardhekuqët në Bundesliga edhe për një edicion.

Pas përfundimit të ndeshjes festa ishte e jashtëzakonshme nga tifozët që pushtuan edhe fushën për të festuar suksesin e arritur. Mbijetesa u festua më shumë se një titull kampioni në Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori