SKANDALOZE: Mjekët referuan pacientët e vdekur për trajtim në klinikat private ku ata punojnë (Video)

Gjetjet e raportit të inspektoratit shëndetësor, pas analizimit të dokumentacioneve dhe deklaratave, flasin se pesë mjekë nga dy komisione të Klinikës së Kardiologjisë, nuk kanë respektuar udhëzimin administrativ për trajtim jashtë vendit, ku të paktën në një rast ka qenë e bashkangjitur edhe certifikata e vdekjes së njërit pacient për rreth 10 ditë para se të bëhet kërkesa për rimbursim, që ishte nënshkruar nga këta mjekë, raporton KTV.
Ditë më parë, ky televizion ka raportuar se bëhet fjalë për 5-6 mjekë nga dy komisione në klinikë, të cilët referuan të vdekurit për trajtim jashtë vendit dhe atë në klinikat private brenda Kosovës, aty ku mendohet se disa prej tyre punojnë.
Ndërkaq, kolegjiumi i mjekëve të Kardiologjisë e kishte quajtur tendencioz inspektimin që iu është bërë, transmeton Koha.net.
Ndryshe, në Ministrinë e Shëndetësisë kanë kërkuar të përfitojnë nga ky fond rreth dymijë qytetarë, derisa kanë përfituar vetëm 860 prej tyre.



















































