Skandali i Sheshelit, dëmtohen marrëdhëniet Kroaci-Serbi

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka deklaruar sot në Shibenik se marrëdhëniet e Kroacisë dhe Serbisë tani janë dëmtuar.
E gjithë kjo pas incidentit të shkaktuar nga Vojisllav Sheshel duke përdhosur flamurin kroat gjatë vizitës së delegacionit parlamentar kroat në Serbi.
"Serbia duhet të konstatojë se a është e vërtetë që Sheshel ka bërë atë që ka thënë. Nëse kjo vërtetohet se ka shkelur me të vërtetë flamurin e Kroacisë, ai duhet dënuar në mënyrë adekuate.
Dënimi për një akt të tillë në Serbi është tre muaj burg ose gjobë me të holla”, tha Kitaroviq.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































