LAJMI I FUNDIT:

Skandali i kryeministrit Rama me hartën ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë, reagon Sali Berisha

Skandali i kryeministrit Rama me hartën ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë, reagon Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në faqen e tij në Facebook, ka publikuar sot një video, në të cilën është parë një hartë ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, e kjo ka bërë që ndaj kësaj gafe të kryeministri Rama të reagojë ish kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe deputeti i LDK-së Arben Gashi.

Video e Ramës ilustronte furnizimin 24 orë me ujë të të gjitha zonave të Shqipërisë, mirëpo harta e përdorur tregonte Kosovën si pjesë e Serbisë.

Ndërkohë Kryeministri shqiptar ka edituar postimin dhe vidoen, por reagimet nuk kanë munguar.


Ish-kryeministri Berisha ka thënë se “ky është edhe një akt flagrant i tradhtisë kombëtare”, shkruan Telegrafi.

“Zografi bis ne nje akt flagrant te tradhetise kombetare fshin Kosoven si shtet i pavarur dhe e paraqet ate si territor te Serbise!
Shikoni harten qe Zografi Bis poston ne Fb e tij. Sb” (sic.), ka shkruar Berisha, në një postim në FB.

Ndaj këtij lëshimi të Ramës ka reaguar edhe deputeti i LDK-së Arben Gashi.

“I pa dashtun kryeminister, ku eshte Kosova??”, ka shkruar Gashi në Facebook.

E tërë kjo nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga mediat serbe, të cilat kanë shkruar se lëshimi i kryeministrit shqiptar ka shkaktuar shok në Prishtinë.

“Prishtina në shok” , ka shkruar B92.

Ky lëshim i kryeministrit shqiptar vjen në kohën kur në Kosovë po kritikohet shumë ideja e tij për një “Minin Shengen” ballkanik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori