LAJMI I FUNDIT:

Skandali i Facebook-ut: Gjërat që është mirë t’i fshini nga profili juaj

Skandali i Facebook-ut: Gjërat që është mirë t’i fshini nga profili juaj

Me miliarda përdorues, gjiganti Facebook është ndër kompanitë më me ndikim në botë!

Por si me çdo gjë tjetër të fuqishme, ju duhet të keni kujdes si e përdorni. Ka disa informacione të caktuara të cilat ndoshta nuk është mirë t’i ndani me tjerët në internet, transmeton Telegrafi.

Vlen të ceket se skandali i fundit ‘Cambrige Analytica’ ka shkaktuar që shumë njerëz ta vënë në pyetje rolin që Facebook e luan në jetët e tyre.


Zuckerberg besonte se të dhënat ishin fshirë nga Cambridge Analytica
Lexo po ashtu Zuckerberg besonte se të dhënat ishin fshirë nga Cambridge Analytica

Të shqetësuar për privatësinë e tyre, disa madje edhe i kanë fshirë krejtësisht llogaritë e tyre në këtë rrjet social.

Por, nëse nuk dëshironi ta fshini rrjetin social, atëherë mund ta mbroni privatësinë tuaj duke i fshirë këto gjëra:

1) Datëlindjen

Ditëlindja është pjesë e një enigme të rëndësishme që gjithashtu përfshin emrin dhe adresën, e përmes së cilave njerëzit mund të kenë shumë lehtë qasje në llogarinë tuaj bankare dhe detajet tjera personale.

2) Numrin e telefonit

Gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë? Epo, mund t’ju thërrasin njerëzit tërë kohën dhe t’ju pengojnë.

3) Shumicën e “miqve”

Psikologi i Oxford-it, Robin Dunbar, thotë se njerëzit mund t’i mbajnë vetëm 150 lidhje stabile.

Duke i larguar personat e panevojshëm nga rrjeti social, ju do të ndikoheni më pak nga tjerët dhe do t’i forconi lidhjet me miqtë aktualë.

Zuckerberg: Ishte faji im dhe unë kërkoj falje
Lexo po ashtu Zuckerberg: Ishte faji im dhe unë kërkoj falje

4) Fotografitë e fëmijëve

Victoria Nash, drejtoreshë e Institutit të Internetit në Oxford, ka bërë një pyetje shumë të mirë rreth kësaj çështje: “Çfarë lloj informacioni do të dëshironin fëmijët tonë të shihnin për veten në internet pas disa viteve?”

Gjeneratat e mëhershme nuk janë brengosur për këtë, por tani është koha t’i kushtoni më shumë rëndësi privatësisë së bebes apo fëmijës.

5) Mos e shpërndani me tjerët as shkollën në të cilën gjendet fëmija juaj

Sipas të dhënave zyrtare, numri i ngacmimeve seksuale është rritur shumë anë e mbanë botës brenda viteve të fundit.

Duke pasur parasysh këtë, gjëja që më së paku mund ta dëshironi është t’iu jepni mundësi ngacmuesve të tillë ta dinë se ku gjendet fëmija juaj gjatë ditës.

Gjermania kërkon rregulla të qarta në rrjetet sociale pas skandalit të Facebook-ut
Lexo po ashtu Gjermania kërkon rregulla të qarta në rrjetet sociale pas skandalit të Facebook-ut

6) Mos tregoni kur jeni duke shkuar në pushime apo ku

Sipas sajteve të ndryshme, vjedhjet më të mëdha ndodhin kur njerëzit janë në pushime – prandaj nuk rekomandohet që t’i leni në dijeni hajnat se kur ju nuk jeni aty.

7) Detajet e kredit kartelës

Kurrë! Asnjëherë kjo nuk është ide e mirë! /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Titanët e teknologjisë kryesojnë ligën e markave më të vlefshme në botë në 2025

Titanët e teknologjisë kryesojnë ligën e markave më të vlefshme në botë në 2025

Teknologji
Galaxy Unpacked 2025 – gjërat kryesore që u njoftuan në ngjarjen e janarit

Galaxy Unpacked 2025 – gjërat kryesore që u njoftuan në ngjarjen e janarit

Teknologji
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh

Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh

Teknologji
Dikur praktikant në Facebook, e sot drejtor i një prej platformave më të suksesshme - historia e shefit të TikTok

Dikur praktikant në Facebook, e sot drejtor i një prej platformave më të suksesshme - historia e shefit të TikTok

Teknologji
Shqiptarja që po transformon botën me Al: Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale - nisin punësimet e para

Shqiptarja që po transformon botën me Al: Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale - nisin punësimet e para

Teknologji
Kalo në kategori