Instituti i Studimeve Politike drejtuar nga Afrim Krasniqi ka publikuar disa CV të kandidatëve për deputetë në Shqipëri ku “spikasin” shoferët, teknikët, parukieret apo dhe njerëz me 7 klasë shkollë.
“Janë rreth 10 raste nga (PDIU, ADK, PSD, PK, Sfida, LSI e PS), 3 prej tyre të sigurt deputetë pa shkollë dhe me profesione si punonjës i pastrimit, punonjës në sallon bukurie, teknik pulti, dy pa profesion dhe pa përvojë pune në jetë, dhe së fundi, edhe një kandidat me arsim 7 vjecar bazë!”, shkruan ISP por pa publikuar emrat e këtyre kandidatëve.
Më tej faqja e drejtuar nga Krasniqi shkruan: “Ju kujtohet koha kur në parlament çdo rreth duhet të kishte një komisar politik, një mjelëse të dalluar, një teknik, një minator, një sportist, një artist, dhe ndonjë rapsod? Me idenë, – se parlamenti përfaqëson gjithë popullin! Sot jemi në demokraci por mentaliteti mbetet i njëjtë. Partitë kanë shpikur rregulla e udhëzime për të shmangur nga kandidimi figurat më elitare politike, për të mos lejuar të hyjnë në politikë njerëzit e dijes dhe ata që politikën e kanë jo vetëm pasion por edhe profesion, dhe na kanë ofruar e po na ofrojnë deputetë – numra, pa gojë, pa CV, pa të shkuar dhe pa të ardhme, por ama të fortë nga muskujt, paratë dhe lidhjet me shefat e partive.
Tani këto gjëra kanë pak rëndësi sepse fushata de juro ka nisur. Ata janë emëruar, janë shpërblyer dhe me siguri, janë duke përgatitur kartvizitat, posterat e fletëpalosjet me premtime për na u dhuruar neve. Dikush duhet ti refuzojë, dikush duhet të mos lejojë të tallen kaq keq me ne dhe demokracinë, dikush duhet tu thotë atyre se politika nuk është as shah, as poker, as ultimatum, as pazare pushteti, por është ide, mision, alternativë, sens mase e sens përgjegjësie, akt shërbimi dhe kurajo e vizion për të ndryshuar për mirë jetët tona bashkë me jetën e shoqërisë.
Shumëkush mund të heshtë sepse kur çmendet gjithë fshati i çmendur duket vetëm ai që nuk është çmendur, por ju o turma qytetarësh që shkoni nëpër mbledhje partie, brohorisni e ulërini, që na shisni skandale të tilla si vlera, – nëse nuk keni standarde për veten dhe pranoni gjithçka u ofrohet, të paktën skuquni nga turpi dhe tregoni respekt për fëmijët tuaj: mos lejoni ta leni të ardhmen e tyre në dorën e këtyre kategorive aksidentale politike. Politika tek ne është e harbute, e ashpër, e pandershme, denigruese, korruptive, por gjithnjë gjithnjë ka një minimum standardesh etike që duhen njohur, menduar, respektuar e pasuruar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës