Ambasadorët e vendeve më të industrializuara në Kosovë u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë kosovarë për krijimin e shpejtë të institucioneve. Por marrëveshja për koalicione do të jetë e vështirë.
Kërkohet krijimi i shpejtë i insitutioneve
Ambasadorët e vendeve më të industrializuara u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë që sa më parë të fillojnë negociatat për krijimin e institucioenve të reja. Ambasada e Shteteve të Bashkuara thotë se “votuesit e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre, ndërsa procesi i formimit të qeverisë së re duhet të fillojë sa më shpejtë dhe me mirëbesim”. “Kjo ndihmon që udhëheqësit e sapozgjedhur të fillojnë punën rreth çështjeve të rëndësishme me të cilat ballafaqohet Kosova”, citon gazeta Koha Ditore, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë.
I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj beson se qeveria e re do të formohet shpejt pas çertifikimit të rezultateve. Ai është i vetëdijshëm që nuk i ka numrat e mjaftueshëm për qeveri, por shpreson një koalicion me LDK, me shpjegimin se me këtë parti ka pasur “një traditë të mirë bashkëpunimi”.
Koalicioni PAN-LDK
“Jemi në pritje të rezultatit final, por afërsisht dihet numri i deputetëve të koalicionit tonë. Kushtetuta jonë parasheh edhe përfshirjen e komuniteteve në qeveri. Por do të diskutojmë dhe konsultojmë edhe subjekte të tjera politike shqiptare për ndërtimin e qeverisë. Jemi në përgatitje për marrëveshjeve potenciale me partnerët. Unë kam një traditë pune me LDK-në nga e kaluara, por do të shohim sesi do të rrjedhin gjërat”, shprehet Ramush Haradinaj. Mirëpo LDK është shprehu e prerë kundër koalicionit me PDK-AAK-Nisma dhe Ramush Haradinajn.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, thotë se LDK në asnjë mënyrë nuk do të pranojë koalicion më PAN-in.
“Në asnjë mënyrë dhe më asnjë kusht të vetëm nuk do të pranojmë koalicion më PAN. Na po presim t’i shohim rezultatet përfundimtare dhe certifikimin e zgjedhjeve dhe më pas të ulemi bashkërisht dhe të vlerësojmë çka është e drejtë te bëjmë. Nëse ne mbesim partia e tretë, ne nuk jemi në pozicion më zgjedhë. Do të shikojmë se cili është varianti më e mirë për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, është shprehur Agim Veliu.
Vetëvendosja e sheh veten fituese
I nominuari i lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti pohon se kjo lëvizje ka dyfishuar votat dhe ka të drejtë të krijojë qeverinë. Ai i bëri thirrje LDK-së për koalicion. Vetëvendosje dhe LAA së bashku do të kishin 61 deputetë. Por sipas Kushtetutësk, mandati i parë i takon subjektit që ka fituar më së shumti vota – pra PAN.
“Ne i bëjmë ftesë të gjithë koalicionit LDK-AKR-Alternativa që në Kosovë të hapim një kapitull të ri, në përputhje me vullnetin e qytetarëve”, thotë Kurti. Ai shprehet se “nuk mund ta lejojnë krijimin e një tjetër nga PDK” dhe shpreson se “pas dështimit të PAN për krijimin e qeverisë, radhë do ta ketë Vetëvendosje”.
“Nuk mund të kemi pushtet të ri me eksponentë të vjetër. Parandalimi i një qeverie me njerëz të regjimit të vjetër i hapë rrugën krijimit të një qeverie të re, ku VV-ja do të jetë bartëse dhe prijëse e këtij procesi”, është shprehur për mediet lokale Albin Kurti.
Zyrtarë nga LDK-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen.
Kriza politike
Analistët politikë parashikojnë krizë politike në përpjekjet për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Analisti politik i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, thotë se do të ketë vonesa dhe turbulenca në raport me formimin e qeverisë së re të Kosovës.
“Ende mbetet e panjohur krejt gjendja, përderisa t’i shohim edhe rezultatet finale. Por ajo që dihet është se partitë e koalicionit PAN dhe LAA, kanë humbur shumë në këto zgjedhje. Na ana tjetër ka një rritje enorme të Vetëvendosjes, që vjen si rezultat i pakënaqësisë shumëvjeçare në raport me politikat e PDK-së dhe LDK-së. Rezultati është i pakënaqshëm për blloqet PAN dhe LDK dhe kjo vështirëson formimin e qeverisë”, analizon Naim Rashiti.
Neni 95 i Kushtetutës së Kosovës e specifikon qartë se, pas çertifikimit të rezultateve, Presidenti i Republikës së Kosovës në konsultim me partinë politike, me subjektin, apo me koalicionin që është fitues i zgjedhjeve, e dekreton mandatarin që i ka fituar zgjedhjet për krijimin e qeverisë.
Mandatari në afat prej 15 ditësh është i obliguar që të shkojë në Kuvend me listën e Qeverisë dhe të votohet. Nëse nuk i fiton votat e nevojshme prej 61 deputetësh, atëherë konsiderohet që qeveria nuk është zgjedhur nga mandatari i parë. Presidenti më pas në afat prej 10 ditësh e cakton mandatarin tjetër sipas të njëjtës procedurë.
Nëse as mandatari i dytë nga partia fituese e zgjedhjeve nuk mund të sigurojë 61 vota të deputetëve për ta bërë qeverinë, atëherë, është në “diskrecionin” apo vullnetin e e Presidentit, nëse do t’ia jap mandatin partive të dyta dhe të treta (në bazë të përqindjeve në zgjedhje) që i sigurojnë 61 vota për ta bërë qeverinë, apo të shpallë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme. Kështu thuhet në një interpretim të Gjykatës Kushtetutese, nga viti 2014. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje