Në mungesë të kuorumit në vendimmarrje, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.
Përderisa pozita ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta miratuar këtë marrëveshje, opozita nuk ka marrë pjesë në votim nën arsyetimin se janë injoruar nga partia në pushtet dhe se nuk kanë marrë informacionet e nevojshme për të njëjtën.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka arsyetuar këtë projektligj, derisa bëri të ditur se do të financohet 50 përqind grant dhe 50 përqind me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investime.
Amendamentimi tha se është më tepër çështje teknike dhe nuk krijon obligime të reja financiare për Kosovën.
“Financohet 50 për qind e grant nga korniza investuese e Ballkanit Perëndimor, kurse 60 përqind tjera me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investime, pra që të dyja marrin pjesë proporcionalisht në financimin e gjysmës së projektit. Pas shumë vonesave dhe sfidave duke marrë parasysh se ky projekt është nënshkruar që në vitin 2015, pas shumë vonesave dhe sfidave të hasura në implementim projekti ka filluar të ketë një dinamikë të shtuar të punimeve dhe ka filluar dismbursimet nga granti dhe kredia”, tha ai.
Por partitë opozitare kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në votim për shkak që nuk janë konsultuar më herët për këtë çështje, derisa ka akuzuar pozitën për injorim të opozitës.
Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk janë konsultuar asnjëherë nga LVV për këtë marrëveshje dhe se nuk janë kontaktuar as grup parlamentar për të kërkuar ndihmë.
Ai tha se pozita ka vlerësuar që i ka votat dhe e ka përjashtuar opozitën nga diskutimet për këto projekte, e derisa të kenë informatat e nevojshme Hamza tha se nuk do të marrin pjesë në votim.
“Derisa ne t’i kemi informatat e nevojshme, sqarimet e nevojshme, konsultimet e nevojshme, PDK nuk do të merr pjesë në votim”, tha ai.
Deputeti i LVV-së, Armend Muja, tha se i vetmi ndryshim substancial në këtë marrëveshje është zgjatje e afatit për implementim.
“Nuk ndryshon asgjë në përmbajtje, i vetmi ndryshim substancial është zgjatja e afatit për implementimin e kësaj marrëveshje dhe teknikalitete në emërtime. Për këtë arsye ne i rekomandojmë fuqishëm Kuvendit edhe grupeve parlamentare që në emër të interesit kombëtar dhe rëndësisë së veçantë të këtij projekti ta miratojnë në këtë Kuvend”, tha Muja.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se ministri i Financave Hekuran Murati, kishte bllokuar këtë marrëveshje në mandatin e kaluar, e për këtë ka pyetur ministrin se çka mendon sot për këtë marrëveshje që dikur e kishte kundërshtuar.
Gashi ka përmendur të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte votuar, e që ishte pamundësuar miratimi i tyre.
Ai ka kërkuar nga ministri Murati që të deklarohet se çka mendon për të gjitha këto marrëveshje që i kishte kundërshtuar e që tash do t’i sjell në Kuvend për miratim.
“A ka mashtruar ministri atëherë deputet dhe kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa publikun dhe ka prishur traditën e mirë të mbrojtjes së interesit atëherë apo po atëherë ka besuar që këto janë të këqija dhe sot po thotë që janë të mira, po mashtron sot, apo ka mashtruar edhe atëherë edhe sot. Edhe atëherë e ka ditur që marrëveshjet janë të mira edhe sot po thotë duhet me i bë se janë të mira…Ke prish traditën e votimit për çështje me interes nacional për interes ditor politik, tash duhet me dalë dhe me thënë që ke gabuar dhe ke mashtruar, me kërku falje për çka ke bë, përndryshe nuk ka kuptim që ne me hy në një proces votimi ose siç tha ish-ministri Hamza me siguri ju i keni 80 vota dhe e kaloni, nëse i keni kaloni në rregull është, por nëse nuk i keni duhet me dalë dhe me thënë që e kam kuptuar që e kam pasur gabim, duhet me dalë me thënë që e kam kuptuar që kam mashtruar dhe duhet me dalë me thënë që kjo është çështje mbi interesin politik të ditës”, tha ai.
Gashi tha se do të marrin vendim në bazë të asaj se si ministri Murati do të rregullojë sjelljet e mandatit të kaluar.
Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se nuk do të marrin pjesë në votim për shkak të arrogancës së pushtetit.
“Ndoshta i keni numrat që unë aty ju përgëzoj nëse i keni numrat, por derisa keni këtë injorancë totale për opozitën mendoj që nuk ia vlen që të bisedojmë për këto çështje që janë me të vërtetë me rëndësi jetike për qytetarët e vendit. Por, ju duhet ta keni parasysh që ngandonjëherë edhe numrat edhe 2/3 nuk vlejnë nëse nuk kërkoni konsensus dhe bashkëpunim me opozitën”, tha ai.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar shefja e grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se opozita e tanishme i ka humbur zgjedhjet jo për shkak të mosvotimit të marrëveshjeve po për shkak të kulturës së keqqeverisjes.
“Nëse nuk dëshironi me votu, mos ia ngjitni emrin Hekruan Murati, por ngjitja emrin mos votimit të juaj në inatet që i keni në atë çka ka ndodhur. Ju nuk i kemi hupur zgjedhjet për arsye se nuk janë votuar ato tri marrëveshje këtu, por për shkak të kulturës së keqqeverisjes”, tha ajo.
Kundër qëndrimit të partisë së tij ka dalë deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili tha se çështjet që votohen në Kuvend janë në interes të Kosovës dhe duhet të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë pro, kundër apo të abstenojnë.
“Kur është fjala për votime, çështjet që votohen në parlament të Kosovës janë në interes të Kosovës, jo vetëm marrëveshjet ndërkombëtar. Prandaj duhet të qëndrojmë në sallë, të votojmë pro, kundër apo abstenim”, tha ai.
Pas dështimit të miratimit të kësaj pike, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 15:00. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!