A sjellin tatuazhet përfitime shëndetësore? Këto janë hulumtimet e reja mbi këtë temë

Tatuazhet së fundmi kanë filluar të bëhen më prezente në kohët e sotme, ku rreth 40 për qind e amerikanëve mes moshave 18 dhe 29 vjet kanë të paktën një tatuazh. Në të kaluarën ekzistonte mentaliteti se tatuazhet domosdoshmërish ishin indikatorë se një person është “rebel”, megjithatë tani ata kanë shënuar progres duke marrë një formë artistike.
Shumë njerëz kanë domethënie të thella dhe të rëndësishme prapa tatuazheve që i vendosin, apo edhe zgjedhin t’i bëjnë tatuazh simbolet dhe figurat e ndryshme të cilat u shërbejnë si ‘alarm’ për t’i rikujtuar gjërat e rëndësishme në jetë, transmeton Telegrafi.
Sido që të jetë, tatuazhet janë zgjedhje personale dhe formë e shprehjes për çdo person i cili vendos t’i ketë.
Një studim i fundit i publikuar në American Journal of Human Biology tregon se tatuazhet e stimulojnë sistemin e imunitetit. Në këtë studim kanë marrë pjesë 29 persona, pështyma e të cilëve ishte analizuar para dhe pasi që i kanë bërë tatuazhet.
Duke marrë parasysh këtë dhe gjëra tjera, hulumtuesit kanë treguar se përgjatë kohës dhe varësisht nga numri i tatuazheve, sistemi i imunitetit kishte ndryshuar dukshëm në mënyrë se si reagon. Personat të cilët kishin bërë tatuazh për herë të parë kishin shënuar rënie dramatike në nivelet e imunoglobulinës A, gjë e cila është e kuptueshme sepse trupi është i stresuar duke u përpjekur ta luftojë infeksionin. Sidoqoftë, reagim të ndryshëm kanë pasur tatuazhet e shumta, ku personat me mbi dy tatuazhe kanë pasur nivele më të shpejta të reagimit.
Por kjo nuk do të thotë se tatuazhet funksionojnë si tableta të vitaminave apo përforcues të imunitetit dhe nuk duhet të jetë arsyeja e vetme se përse vendosni të keni një tatuazh.
Fakti se tatuazhet janë të përhershme mund të jetë paksa i frikshëm, prandaj duhet të mendoni mirë para se të merrni një vendim të tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët