Institucionet e vendit sot e pranuan se Kosovës nuk do t’i jepet liberalizimi i vizave sivjet, pasi që për këtë nuk i kanë as votat në Këshillin e Ministrave të BE-së.
Dyshimeve që kosovarët të përfitojnë këtë vit liberalizimin e vizave, duket tu ketë dhënë fund, vetë ministrja e integrimeve, Dhurata Hoxha, raporton RTV Dukagjini.
Në një deklaratë për media minsitrja Hoxha tha se nëse nuk sigurohen votat e mjaftueshme pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së, atëherë votimi i paraparë në fillim të dhjetorit të këtij viti mund të shtyhet derisa të sigurohet shumica e nevojshme.
Për njohësin e integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu, deklaratat e zyrtarëve qeveritarë kanë ndryshuar pas vizitës së një delegacioni nga BE për vizat.
“Ata (politikanët) kanë argumentuar dhe mbështetur qëndrimin se deri në fund të këtij viti qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza. Ndryshimi i diskursit të tyre publik ka filluar nga vizita e fundit e COWEB në Kosovë, dhe tani patëm qëndrimin e fundit të përfaqësuesit të CDU-së, i cili e bëri e të qartë se të gjithë ata që prognozojnë që viti 2018 do të jetë vit i lëvizjes së lirë e kanë gabim”, tha Taulant Kryeziu nga instituti EPIK, përcjell Telegrafi.
Ai shtoi se tendenca e fundit e qeverisë që fajin për mosliberalizim t’ia lë BE-së është e pafalshme, ngase ajo asnjëherë nuk ka dhënë datë se kur mund të ketë heqje të vizave.
“Tendeca e fundit e përfaqësuesve të qeverisë për të goditur dhe lënë fajin te Bashkimi Evropian, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, është e pafalshme, e gabueshme, e papranueshme, duke ditur se BE-ja si partneri ynë strategjik, asnjëherë nuk ka përmend datë se kur do të liberalizohen vizat”, deklaroi Kryeziu.
Sipas tij, ndikimi i sistemit të drejtësisë nga politika, mos luftimi i korrupsionit në nivel të lartë, janë shembuj që nuk kanë bindur shtetet e BE-së , që të japin dritën e gjelbër për kosovarët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker