Një dramë e vërtetë po zhvillohet në qytetin e Hamburgut në Gjermani, ku është evakuuar një shkollë pas lajmërimeve se në objekt janë futur persona të armatosur.
Sipas informacioneve të autoriteteve të atjeshme, dy nxënës kanë shkuar të armatosur në shkollë – duke kërcënuar me armë një arsimtar, transmeton Telegrafi.
Nxënësit janë evakuuar menjëherë me të pranuar këtë informacion nga autoritetet e sigurisë.
E forca të shumta të njësive speciale të policisë gjermane, kanë rrethuar objektin dhe janë vënë në kërkim të nxënësve të armatosur.
Deri më tani nuk dihen shkaqet apo motivi, që mund të ketë çuar deri te kjo situatë kaotike e krijuar në shkollë. /Telegrafi/
Amok-Alarm in einer Schule in Hamburg-Blankenese: Spezialeinheiten der Polizei sind am Einsatzort. https://t.co/xxQ2ARzq4Z #Amok #Hamburg #Blankenese #Hamburg #Amokalarm @BZ_NachtFloh @DPolGHH pic.twitter.com/Y9EIl0lHS1
— Marco Zitzow (@MarcoZitzow) November 8, 2023