Site icon Telegrafi

Situatë kaotike në aeroportin e Amsterdamit, një person i armatosur tenton ta rrëmben aeroplanin me pasagjerë

Pasagjerët dhe ekuipazhi janë evakuuar nga një aeroplan në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, pas raportimeve se një burrë me thikë është munduar ta rrëmbej fluturaken.

Policia ushtarake e Holandës i është përgjigjur thirrjeve, pas raportimeve se pasagjerët ishin marrë peng brenda një aeroplani, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se situata e tensionuar “ka përfunduar” tani, por nuk dihet se çfarë ndodhi që gjithë kjo situatë kaotike të merr fund.

Pasagjerët e tmerruar kanë treguar se si kanë dëgjuar britma në aeroport, derisa forca të shumta të policisë kishin krijuar kordonin për shkaqe sigurie.

Një pasagjer ka folur për Mail Online duke pranuar se “askush nuk po e di se çfarë ka ndodhur atje, pasi kishte shumë britma dhe polic që vraponin nga të gjitha anët”.

Në anën tjetër policia holandeze ka bërë të ditur se pasagjerët dhe ekuipazhi janë nxjerr pa pësuar ndonjë lëndim, kurse policia ushtarake e mbretërisë holandeze ka njoftuar se janë duke vazhduar hetimet pa dhënë detaje tjera.

Televizioni holandez NOS ka raportuar se bëhej fjalë për rrëmbim, pasi sipas një burimi piloti i aeroplanit kishte shtypur butonin që sinjalizon rrëmbimin. Brenda këtij aeroplani ishin 27 pasagjerë.

Siç raporton De Telegraaf, bazuar në disa burime piloti kishte raportuar një “rrëmbim” nga fluturakja, edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga autoritetet kompetente.

Thuhet se një burrë i armatosur me thikë ishte munduar ta rrëmben aeroplanin me bordin dhe pasagjerët brenda. Ndërsa fotografitë e publikuara në rrjete sociale shfaq pasagjerë të shumtë duke qëndruar pas kordonit të policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version