Vendkalimet Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës janë ende të mbyllura për këmbësorë si dhe për qarkullim të veturave dhe e vetmja mënyrë për të kaluar është përmes Merdares.
Ndërkohë, siç shkruan Al Jazeera Balkans, nga Jarinja në Zveçan ka disa barrikada, ndërsa më së shumti njerëz janë te barrikada afër Rudare, afër kryqit, ku është bllokuar plotësisht qarkullimi nga Zveçani në Prishtinë.
Sipas mediumit në fjalë, siç është paralajmëruar, shkollat në veri të Kosovës sot nuk do të jenë të hapura.
Ky medium vë në pah se barrikada ka edhe në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, në drejtim të pikës kufitare Bërnjak.
“Ajo që u përmend të dielën, se pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të largonin barrikadat, nuk ndodhi”, shkruan Al Jazeera Balkans, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë për zhvillimet e fundit në Kosovë kanë shkruar edhe media të tjera të rajonit dhe më gjerë.
Mediumi kroat Index.hr ka vendosur një titull ku shkruan: “Barrikada në Kosovë, situata është shumë e tensionuar. Shkollat e mbyllura”.
Siç shkruan ndër tjerash ky medium, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren. Shkollat fillore dhe të mesme në veri të Kosovës nga sot nuk do të funksionojnë.
Një vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Kosovë i ka kushtuar edhe mediumi boshnjak, klix.ba.
Sipas këtij mediumi, “Edhe këtë mëngjes në barrikada në veri të Kosovës,…”.
Ai ka vënë theksin në deklaratat e ambasadave amerikane dhe britanike në Prishtinë të cilat u kanë bërë thirrje serbëve që menjëherë të heqin barrikadat.
Por zhvillimet e fundit në Kosovë janë bërë edhe temë në mediat evropiane si Euronews.
Ky medium ka përmendur edhe deklaratat e zyrtarëve serbë të cilët kanë thënë se do t’i kërkojë forcës së udhëhequr nga NATO të lejojë dislokimin e 1,000 trupave serbe në veriun e populluar me serb të Kosovës, duke pretenduar se ata po “ngacmohen” atje.
Dhe siç vlerëson ky medium, është një kërkesë që me siguri do të refuzohet pasi do të binte ndesh me marrëveshjen e paqes prej dy dekadash.
Mediumi në fjalë kujton se tensionet kanë qenë “të larta” në Kosovë që kur Kosova shpalli pavarësinë, pavarësisht përpjekjeve të zyrtarëve të BE-së dhe SHBA-së për t’i zbutur ato, duke shtuar se Serbia refuzon të njohë shtetësinë e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës