LAJMI I FUNDIT:

Situata në Ukrainë, Berisha: Qeveria të sjell në Kuvend Ligjin për Fondin e Ushtrisë dhe të përshpejtohet strategjia nacionale e sigurisë

Situata në Ukrainë, Berisha: Qeveria të sjell në Kuvend Ligjin për Fondin e Ushtrisë dhe të përshpejtohet strategjia nacionale e sigurisë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të dërgojë në Kuvend për miratim një Ligj për Fondin për Ushtrinë.

Duke dënuar invazionin rus në Ukrainë, Berisha tha se duhet po ashtu të përshpejtohet strategjia nacionale e sigurisë.

“Kërkoj nga Qeveria e Kosovës, që menjëherë të bjen në parlament Ligjin për Fondin për Ushtrinë, do të thotë Ligjin për fondin për Mbrojtjen e Kosovës, si dhe të përshpejtohet e të bëhet strategjia nacionale e sigurisë”, tha Berisha.


Gjithçka që ndodhi në katër ditët e para të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në katër ditët e para të agresionit rus në Ukrainë

Ai theksoi se Kosova duhet të reagojë në formë institucionale.

“Nuk është e tepërt që të dënohet sulmi i drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Pa ngritur panik të madhe, por duke qenë serioz si shtet, e komb, duhet të reagojmë qartazi në formë institucionale duke dënuar këtë agresion të çmendur”, shprehet Berisha.

Berisha theksoi po ashtu se bota demokratike në krye me SHBA-të duhet të dënojnë fuqishëm para se të ndodhë katastrofa humanitare.

“Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës, për më shumë ky akt duhet të na vetëdijësoj neve si Kuvend e deputet për të forcuar e mbështetur institucionet tona të sigurisë. Kolegë dhe qytetar të Kosovës, s’ka shtet pa ushtri, sikurse nuk ka ekonomi dhe prosperitet pa siguri”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Lajme
Kalo në kategori