Ousmane Dembele po buzëqesh sërish. Pas një muaji tension, përballje me Barcelonën dhe mungesë në fushë, ai është rikthyer në skuadër dhe ka shënuar e asistuar ndaj Athletic Bilbaos të dielën në mbrëmje ku skuadra fitoi 4-0.

Paraqitja e tij ka rihapur debatin nëse ai do të zgjasë kontratën e tij me klubin përtej verës, por ka një sërë pengesash në rrugën e një marrëveshjeje të re.


Paraqitja e tij

Xavi Hernandez ka qenë vazhdimisht një nga mbështetësit më të mëdhenj të francezit që kur ai mori drejtimin e skaudrës në nëntor, dhe ai është i kënaqur që mund ta ftojë në skuadër edhe një herë.

Në hierarkinë e klubit shpresojnë se francezi mund të rrisë paraqitjet e tij dhe të tregojë qëndrueshmëri duke luajtur një rol vendimtar gjatë pjesës tjetër të sezonit.

Ousmane Dembele

Durim

Asnjë nga palët e përfshira nuk po nxiton për të përgatitur një kontratë të re, pasi klubi monitoron nivelin e tij të paraqitjes dhe nëse ai do të qëndrojë pa lëndime për pjesën tjetër të sezonit.

Bisedimet për kontratën e re nuk kanë rifilluar që nga ndërprerja e tyre në janar dhe ende nuk është caktuar një datë për një takim mes klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit.

Duket e sigurt se kjo situatë do të zgjidhet në fund të sezonit, ndaj durimi do të jetë çelësi.

Dallimi i mendimeve për para dhe vite

Gjithashtu në këtë rast ka një mospërputhje thelbësore ekonomike midis klubit dhe lojtarit, për të cilën Joan Laporta aludoi të dielën.

"Ne shpresojmë që [ Dembele ] do të rishqyrtojë pozicionin e tij", ka thënë Laporta.

Oferta e fundit nga klubi nuk i përmbushi pritshmëritë e 24-vjeçarit, ndërkohë që ai po kërkon të sigurojë edhe një marrëveshje afatgjatë, ndërsa klubi e ka bërë të qartë se nuk mund të përballojë një kontratë afatgjatë me një pagë të lartë.

Ousmane Dembele Barca 2022

Të dy palët duhet të bashkohen për të zgjidhur këtë situatë.

Roli i Xavi

Ndërsa duket se situata do të jetë e vështirë për t'u zgjidhur, roli i trajnerit të Barcelonës do të jetë vendimtar.

xavi dembele

Ai ka treguar kapacitetin e tij për diplomaci dhe mund ta bindë anësorin të vazhdojë të ketë një rol kyç në skuadrën e tij, si dhe të bindë klubin se Dembele është një lojtar i denjë për një kontratë të re afatgjate. /Telegrafi/

telegrafi sport app