Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova kanë hapur edicionin e diskutimit me nxënës “EU Teach a Day” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë.
Përmes kësaj ligjërate, ata i ftuan nxënësit që të studiojnë në ato fusha, ku Kosova ka mungesë të kuadrove dhe të shikojnë perspektivën evropiane të vendit.
Bytyqi tha se Ministria e Arsimit është e përkushtuar në ofrimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë në Kosovë, ndërsa i sugjeroi ata që të këshillohen dhe të identifikojnë talentin e tyre, përpara se të përzgjedhin profesionin.
“Duke u orientuar në karrierë ju do të jeni lider të ardhmes tonë, mos ngurroni të kërkoi përkrahjen tonë që vërtetë ju të orientoheni drejtë dhe të jeni e ardhmja”, u shpreh ministri.
Ministri Bytyqi theksoi se, të rinjtë duhet të shohin edhe përparësitë e sektorit privat të punës dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, për të cilin Kosova ka nevojë.
Duke folur për rëndësinë e përcaktimit në karrierë, ministri foli për fushën e energjetikës, si një ndër sektorët me perspektivë në të ardhmen, pasi parashihet që të investohen miliona.
“Ka shumë vende pune, por kemi mungesë të rinjve në ato drejtime”, tha Bytyqi.
Bytyqi tha se sistemi i edukimit nuk ka arritur maksimumin, por perspektiva evropiane e të rinjve është e garantuar.
Ndërsa, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova foli për procese të rëndësishme në rrugëtimin e Kosovës drejt Evropës dhe rëndësinë e orientimit të të rinjve në karrierë.
Ajo theksoi se po hapet një edicion për të diskutuar për edukimin në Kosovë, të ardhmen e nxënësve dhe orientimin në profesionin që ata e duan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët