LAJMI I FUNDIT:

Sistemi arsimor në gjendje kritike

Sistemi arsimor në gjendje kritike

Në dy vitet e fundit gjendja e arsimit në Kosovë nuk është përmirësuar.

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Zyra e BE-së dhe Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në kuadër të projektit “Rrjeti i Kosovës për punësim dhe arsim”. Me këtë rast u prezantua raporti i monitorimit për zbatimin e “Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017 – 2021”.

Luigi Brusa, shefi i Zyrës për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se situata në arsim nuk është përmirësuar në këto dy vite, madje gjendja sipas tij, ndodhet në zonën kritike.


Brusa tha se gjendja në nivelin e ulët dhe të mesëm nuk është aspak e mirë, dhe situatë hiq më e mirë nuk është as në nivelin e lartë.

“MASHT duhet të fokusohet në vitet e ardhshme në këto lloj reforma tjetër me rëndësi me identifikimin në përmirësimin e pjesëmarrjes në nivelin parashkollor, rishikimin e formulave të ndryshme, ndryshimi i legjislacionit në mbështetje të strategjisë. Po ashtu përmirësimi i koordinimi me institucionet lokale”, tha ai.

Se gjendja në arsim nuk është e mirë e thanë edhe përfaqësuesit e ministrisë se Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Fadile Dyla nga ky institucion kërkoi përkrahje për përmirësim në fushën e arsimit.

E drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim, Dukagjinë Pupovci derisa foli për projektin tha se problem madhor i politik bërjes në Kosovë është implementimi. Sipas tij, nga shpallja e pavarësisë se Kosovë në vitin 2008, është zvogëluar numri i nxënësve për 20 përqind, kurse numri i mësimdhënësve është rritur për 3 përqind./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Lajme
Punuan për zgjedhje, qytetarët ankohen për vonesat e pagesave - KQZ: Ka gabime teknike, po përmirësohen listat

Punuan për zgjedhje, qytetarët ankohen për vonesat e pagesave - KQZ: Ka gabime teknike, po përmirësohen listat

Lajme

"Trump do dëbojë mbi 1.800 shqiptarë nga SHBA!" Ministri Hasani rrëfen prapaskenat: Ja pse ndodh

Lajme
Kosova në tryezën e BE-së, Kaja Kallas raporton mbi zhvillimet rreth dialogut me Serbinë

Kosova në tryezën e BE-së, Kaja Kallas raporton mbi zhvillimet rreth dialogut me Serbinë

Lajme
Ndryshim i motit - java nis me shi

Ndryshim i motit - java nis me shi

Lajme
Kalo në kategori