LAJMI I FUNDIT:

Siri, 80 shtetas të Maqedonisë së Veriut të bllokuar në kampe

Siri, 80 shtetas të Maqedonisë së Veriut të bllokuar në kampe

Që nga fillimi i luftës në Siri, rreth 80 shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët janë përfshirë në formacionet e armatosura, logjistikë ose kanë shërbyer si shoqërues në vatrat e luftës, janë kthyer në vendlindje. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat posedojnë deri në prill të këtij viti, në mesin e të kthyerve është një grua dhe një fëmijë i moshës së mitur. Nga kjo ministri informojnë se aktualisht në kampet e emigrantëve në Siri ka edhe disa shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Sipas informative, të cilat posedon MPB, 4 gra – shtetase të Maqedonisë së Veriut, së bashku me 7 fëmijët e tyre, disa prej të cilëve gjithashtu janë shtetasit tanë, aktualisht qëndrojnë në kampet e emigrantëve në Siri.”


Nga burime të sigurta, thuhet se jashtë kampeve të emigrantëve, por në territorin e Sirisë janë me dhjetëra shtetas të Maqedonisë së Veriut. Por konfirmim për këtë të informatë nuk arritëm të marrin dot nga zv. ministri i brendshëm Agim Nuhiu.

Sipas autoriteteve, dy nga gratë që janë brenda kampeve në Siri, me ndërhyrjen e Kryqit të Kuq janë vënë në kontakt me Ministrinë e punëve të jashtme. Nga atje thonë se janë në proces të kthimit.

Ministria e Punëve të Jashtme

“Kontaktet me Ministrinë e punëve të jashtme janë vënë në dispozicion për të ju dhënë dokumentet e udhëtimit dhe për të realizuar transportin nga Siria në Maqedoninë e Veriut.”

Nga Ministria e punëve të brendshme thonë se nuk janë kompetentë të veprojnë më tej, por bëjnë thirrje që me të kthyerit nga vatrat e luftës duhet tu bëhet trajtim i veçantë i risocializimit dhe i heqjes së elementeve të radikalizmit ekstremist. MPB thotë jashtë përgjegjësive të tyre është që të operojnë jashtë territorit të shtetit, por gjithçka që thonë, është se kategoria e personave të lartpërmendur deri në këtë moment nuk është objekt i ndjekjes penale. Që nga prilli e këtej, përveç Ministrisë së jashtme me këtë çështje do të merret edhe Agjencia për Siguri Kombëtare, e cila zëvendëson Drejtorinë për kundërzbulim./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori