LAJMI I FUNDIT:

Sipas Vulinit, lëvizja e ushtarëve serbë në Karaçevë nuk ishte ilegale

Sipas Vulinit, lëvizja e ushtarëve serbë në Karaçevë nuk ishte ilegale

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, është deklaruar sot në Krushevc në lidhje me deklarimet se ushtria serbe kaloi kufirin me Kosovën, duke thënë se ishte një patrullë e njëkohshme midis ushtrisë serbe dhe KFOR-it dhe se ajo kishte një drejtim të paracaktuar dhe se nuk kishte asnjë kalim të paligjshëm.

“E vërteta e vetme është se ishte një patrullim i njëkohshëm midis Ushtrisë Serbe dhe KFOR-it dhe komandës rajonale Lindje, që do të thotë kontingjentit turk, së bashku me dy nga kontingjenti amerikan, nga ora 16.50-18.10 ka pasur një patrullë të njëkohshëm nga fshati Muhoc për në fshatin Karaçevë e Ulët, sipas një linje të paracaktuar administrative”, citohet të ketë thënë Vulin, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, “dihet saktësisht ku po shkonin dhe dihet paraprakisht se ku do të lëvizin”.


Shqetësohen banorët e Karaçevës, xhandarmeria serbe filmohet nga kamerat e sigurisë duke kaluar në parkingun e një restoranti
Lexo po ashtu Shqetësohen banorët e Karaçevës, xhandarmeria serbe filmohet nga kamerat e sigurisë duke kaluar në parkingun e një restoranti

Siç ka vlerësuar Vulin, “përpjekjet e Prishtinës për të ‘sulmuar edhe një herë ushtrinë serbe’ dhe për të thënë që marrëveshjet ndërkombëtare nuk respektohen dhe se Beogradi po shkel në vijën administrative janë përpjekje që po ndodhin për disa ditë”.

Ai shtoi se qëllimi është përfshirja e pjesëtarëve të Forcës së Policisë së Kosovës në patrulla të njëkohshme.

“Ushtria serbe ka refuzuar disa herë, ne kemi nënshkruar një marrëveshje me KFOR-in, jo me SHPK-në”, tha Vulin, duke shtuar se Beogradi nuk njeh askënd pos KFOR-it si dikë përgjegjës për sigurinë në tërë territorin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori