LAJMI I FUNDIT:

Sipas një historiani, Manastiri i Deçanit ishte faltore e shqiptarëve (Video)

Sipas një historiani, Manastiri i Deçanit ishte faltore e shqiptarëve (Video)

Manastiri i Deçanit konsiderohet si objekt i trashëgimisë fetare serbe. Mirëpo, një historian po pretendon se ka fakte që kjo faltore e shekullit XIV i ka takuar shqiptarëve.

Sipas Shkodran Imerajt, Kristobula e Manastirit është marrë nga aty bashkë me katër libra tjerë fetarë në vitin 1330, por askund nuk ekziston origjinali i këtij dokumenti. Kjo, sipas Imerajt, do të thotë që ai është falsifikuar.

Ai thotë se edhe arkitekti i Manastirit, Fra Vito nga Kotorri, ishte shqiptar dhe kjo e dëshmon autenticitetin e këtij objekti. Më së shumti, sipas Imerajt, e dëshmon një kërkesë e kryemonakut të manastirit, Serafim Ristiq, që shërbente gjatë viteve të ‘50-ta të shekullit XIX aty.


Në këtë dokument Ristiq ka kërkuar nga Cesa Jovanoviqi, Arqipeshkop i Beogradit, kthimin e kopjes së Krisobulës në bibliotekën e manastirit e një gjë e tillë nuk u bë kurrë. Ndërkaq, në një libër të Ristiqit, sipas historianit që po e studion këtë çështje dëshmohet edhe më shumë se manastiri është i shqiptarëve pasi aty këndohet një lutje me fjalët “Manastir i lashtë, në trevën e Dardanisë qëndron qysh moti”. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori