Sipas mediave në Greqi, emri do të jetë 'Gorna Makedonija'

Mediat në Greqi e quajnë të kryer marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë. Takimi Nikolla Dimitrov-Nikos Kotzias më 15-16 shkurt është vetëm një takim vendosës për emrin e vendit që pala greke e quan Shkupi, shkruan Telegrafi Maqedoni.
''Javë e rëndësishme për çështjen e Shkupit'', ''Marrëveshja po përshpejtohet, është sjellë vendimi për emrin'', ''Takim në Bruksel për 'Gorna Makedonija''', janë disa nga titujt e mediave në Greqi.
Gjithmonë sipas gazetarëve helen, në Greqi tashmë dihet se në takimin në Bruksel do të diskutohet vetëm për emrin e ardhshmëm të Maqedonisë dhe për detajet rreth ndryshimeve kushtetuese.
Përndryshe, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë para disa ditëve se një ndryshim i emrit me prefiks gjeografik do të ishte si propozim i pranueshëm për vendin. /Telegrafi/














































