Koalicioni qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas analistëve, kohët e fundit ka humbur koordinimin dhe ka ndryshuar balancën e brendshme. Zhvillime të tilla, sipas tyre, mund të rezultojnë edhe me zgjedhje të parakohshme.
Politologu Ramush Tahiri thotë se koalicioni qeverisës nuk është duke punuar sipas planeve dhe strategjive të cilat janë paraparë të realizohen dhe, si pasojë, po lindin edhe mosmarrëveshjet.
“Ky partneritet, për mendimin tim, mund të konsiderohet i përkohshëm dhe se dy partitë që janë kryesore në vend, po përgatiten pak a shumë për zgjedhje “, thotë Tahiri.
Liderët e partive politike në pushtet, sipas analistëve, janë vënë në garë që të marrin merita politike varësisht zhvillimeve dhe ngjarjeve, të cilat kanë ndodhur dhe po ndodhin. Gjithçka besohet se filloi me garën për merita, se kush e ndali hyrjen në Kosovë të trenit ilegal që ishte nisur nga Serbi për në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht për në Mitrovicë. Përplasjet vazhduan edhe pas procedimit të projektligjit për shndërrimin e FSK-së në ushtri nga ana e presidentit Hashim Thaçi.
Analisti politik, Halil Matoshi, thotë se në Kosovë shumë gjëra nga politikanët po bëhen vetëm për të marrë rolin kryesor dhe për të fituar pikë politike.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, me deklaratat e tyre po përpiqen që ministrat që vijnë nga partneri i koalicionit, LDK-ja, t’i zhvleftësojnë me nismat e tyre duke pretenduar se ata janë vetë bartës të ideve, siç ishte çështja e trenit të Serbisë që tentonte të hynte në Kosovë, e po ashtu edhe tash me procedimin e projektligjit për shndërrimin e FKS-së në ushtrinë e Kosovës”, konsideron Matoshti.
Çështjet madhore të koalicionit që nuk kanë arritur të kalojnë në Kuvendin e Kosovës, përfshirë posaçërisht procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, që mund t’i hapte rrugën liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit, kanë nxjerrë në shesh mospajtimet madje edhe në mesin e vetë anëtarëve të partive në pushtet. Matoshi mendon se deklarimet dhe veprimet e përfaqësuesve të PDK-së janë indikacion se Kosova është duke shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.
“Krerët e PDK-së janë duke vepruar për të mos i lënë asnjë një meritë partnerit të koalicionit (LDK-së) për çfarëdo qoftë, sepse ata konsiderojnë se zgjedhjet edhe mund të mbahen sivjet. Nga kjo del se Partia Demokratike e Kosovës tashmë është njëfarë lloj fushate parazgjedhore”, thekson Matoshi.
Kuvendi i Kosovës që prej verës së vitit 2015, nuk ka arritur që të zgjidhë çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ta shndërrojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur, dhe as të çojë përpara procesin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Te Demarkacioni dhe Asociacioni, partitë të në pushtet janë përballur me një kundërshtim të fortë nga opozita që ka insistuar prej kohësh që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Kosova gjatë fundit të këtij viti pritet të hyjë në një cikël zgjedhor të rregullt për asambletë komunale dhe kryetarët e komunave. Ndërkaq, ato parlamentare mund të zhvillohen vetëm nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe