LAJMI I FUNDIT:

SINKON feston Ditën Ndërkombëtare të Kontrollorëve Ajror

SINKON feston Ditën Ndërkombëtare të Kontrollorëve Ajror

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës (SINKON), ka festuar Ditën Ndërkombëtare të Kontrollorëve Ajror.

Më 20 tetor, Bashkësia Ndërkombëtare njeh përkushtimin dhe profesionalizmin e kontrollorëve të trafikut ajror në të gjithë botën.

Kjo periudhë 24-orëshe simbolizon shërbimin e vazhdueshëm që kanë këta profesionistë të aviacionit ndaj profesionit të tyre dhe sigurinë e udhëtarëve.


Për këtë ditë, kjo shoqatë tregon për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm për të mbajtur dhe garantuar një sistem aviacioni të sigurt dhe efikas.

“Kontrollorët e trafikut ajror në të gjithë globin punojnë çdo orë të çdo dite për të mbajtur dhe garantuar një sistem aviacioni të sigurt dhe efikas. Në shumicën e rrethanave, kontrollorët e trafikut ajror janë të padukshëm,pa u vënë re nëse nuk ka ndonjë problem. Por, këta profesionist janë njerëz, ashtu si publiku që udhëton. Ata punojnë net, fundjavë, pushime, kanë familje dhe në shumë raste humbasin ditëlindjet, dasmat dhe momentet e tjera të rëndësishme te jetës. Sidoqoftë, ata e duan punën e tyre. Ky është angazhimi i tyre, ky është përkushtimi i tyre”, theksohet në njoftimin e tyre.

Ata thonë se, kontrollorët e trafikut ajror janë çelës thelbësor për sigurinë e aviacionit.

“Ky sistem nuk mund të funksionojë pa njerëzit. Bashkësia ndërkombëtare pranon që ekziston një mungesë globale e profesionistëve të aviacionit, përfshirë kontrollorët e trafikut ajror. Me trendin global te rritjes se trafikut ajror, kjo mungesë e kontrolloreve ka rritur vëllimin e punës për personelin ekzistues”,thuhet më tej.

“Më 20 tetor, ne ftojmë udhëtarët të reflektojnë për çudinë që është aviacioni, dhe të falënderojmë sinqerisht të gjithë ata njerëz – dhe veçanërisht kontrollorët e trafikut ajror – të cilët e bëjnë aviacionin arritjen e mahnitshme që është”, thuhet në fund të komunikatës, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori