LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Telekomit: Ulja e pagave të punëtorëve nuk është zgjidhje

Sindikata e Telekomit: Ulja e pagave të punëtorëve nuk është zgjidhje

Kryetari i Federatës Sindikale të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, tha se PTK-ja ka pasur ngecje, që nga koha kur PTK-së, iu ndalën të gjitha investimet që ishin parashikuar.

“Në emër të privatizimit të PTK-së, iu ndalen të gjitha investime në vitin 2010. Teknologjia eci, ndërsa PTK-ja ,mbeti mbrapa. Janë ndalë projektet”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai bëri me dije se PTK-së, iu kanë marrë mbi 500 milionë euro. “Nuk mund të funksionon pa investime e zhvillim një kompani e madhe. Po ashtu ka pasur edhe kontrata milionëshe të cilat e kanë dëmtuar kompaninë. Njëra ndër kontrata është edhe kontrata me ZMobile. Ajo kompani nuk ka investuar asnjë cent në ndërmarrje”, deklaroi ai.


Balaj bëri me dije se ka pasur peticion në kohën kur është nënshkruar kontrata me Z.Mobile. “Ne jemi punëtorë për të punuar dhe zhvilluar këtë kompani”, tha ai.

Kryetari i Federatës Sindikale të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, vlerësoi se ulja e pagave nuk është zgjidhje për punëtorët e Telekomit të Kosovës. Sipas tij nuk është e vërtet që Telekomi i Kosovës po shkon në falimentim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re

Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re

Ekonomi
Kalo në kategori